Barcelona i është kundërpërgjigjur fitores së Realit me 6 gola përballë ekipit të Gedafes në 'Camp Nou'. Ndeshja ka qenë ashtu sikur pritej formalitet, duke u kthyer në një seancë stërvitore.

Serinë e golave e ka hapur Sancez në minutën e 6', Mesi dyfishon në minutën 13'. Me rezultatin 2-0 mbyllet edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Në 45 ' minutat e dyta David Villa trefishon shifrat ndërsa Tello realizon pokerin.

Sancez ngushton shifrat por vetëm për statistika në minutën e 83' pasi Iniesta dhe Pique në fund të ndeshjes shënojnë dy herë duke vulosur shifrat në 6-1.