SPANJË - La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi të dielën tre nga ndeshjet e radhës të vlefshme për raundin e dytë. Atletico barazoi 2-2 kundër Villarrealit, Barcelona mposhti 0-5 Elchen, ndërsa Getafe iu fal një goli duke marrë tri pikë kundër Racing Santander. Sot elita e futbollit spanjoll vijon me ndeshjet Osasuna - Levante dhe Malaga - Deportivo La Coruna.

Në stadiumin 'Manuel Martinez Valero', vendasit e Elches u turpëruan 0-5 nga Barcelona. Katalanasit treguan se janë një 'kockë e fortë' dhe se rivalët do e kenë të vështirë për t'i zbritur nga froni. Barça kaloi në epërsi pas 14 minutash lojë me penalltinë e kthyer në gol nga kapiteni Raphinha. Braziliani ishte sërish protagonist kur në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë asistoi për golin e dytë të shënuar nga Karim Adeyemi. Hansi Flick mori një lajm jo të mirë, kjo pasi në minutën e 45 Gavi la fushën i dëmtuar dhe në vend të tij u fut Pedri.

Lamine Yamal ishte në hije në këtë duel dhe në minutën e 65-të i la vendin Anthony Gordon. Anglezi, i afruar në këtë merkato, tregoi cilësitë e tij duke bërë 'kamerierin' në dy golat e radhës, fillimisht për dopietën e Raphinhas dhe golin e Fermin Lopez. Ky i fundit shënoi edhe golin e pestë duke vulosur 'shuplakën' që Barça i dha Elches.

Në Metropolitano të Madridit, vendasit e Atleticos barazuan 2-2 kundër Villarrealit. Pubill kaloi vendasit në epërsi, por miqtë përmbysën përkohësisht me penalltitë e kthyera në gol nga Moreno dhe Mikautadze. Në minutën e 85-të Giuliano Simeone barazoi rezultatin për 2-2. Në stadiumin 'Metropolitano' pati fërshëllima nga tifozët vendas për lojtarin e tyre, Julian Alvarez. I futur në fushë në minutën e 66-të, çdo prekje topi e tij shoqërohej nga fërshëllimat dhe kundërshtitë, kjo pasi ai dëshiron largimin nga Atletico dhe tifozët i kanë dalë kundër.

La Liga, e diel 23 gusht 2026:

Atletico Madrid 2-2 Villarreal

Getafe 1-0 Racing Santander

Elche 0-5 Barcelona

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:31
VIDEO/ Atletico shmang humbjen, barazon 2-2 kundër Villarrealit! Fërshëllima në Madrid për Julian Alvarez

1787560357_atleticomadrid.JPG

Në Metropolitano të Madridit, vendasit e Atleticos barazuan 2-2 kundër Villarrealit. Pubill kaloi vendasit në epërsi, por miqtë përmbysën përkohësisht me penalltitë e kthyera në gol nga Moreno dhe Mikautadze. Në minutën e 85-të Giuliano Simeone barazoi rezultatin për 2-2. Në stadiumin 'Metropolitano' pati fërshëllima nga tifozët vendas për lojtarin e tyre, Julian Alvarez. I futur në fushë në minutën e 66-të, çdo prekje topi e tij shoqërohej nga fërshëllimat dhe kundërshtitë, kjo pasi ai dëshiron largimin nga Atletico dhe tifozët i kanë dalë kundër.

Ora 10:30
VIDEO/ Barcelona e nis me 'manita', fiton 0-5 në fushën e Elches! Zhgënjen Lamine Yamal

1787560248_barcelona.JPG

Në stadiumin 'Manuel Martinez Valero', vendasit e Elches u turpëruan 0-5 nga Barcelona. Katalanasit treguan se janë një 'kockë e fortë' dhe se rivalët do e kenë të vështirë për t'i zbritur nga froni. Barça kaloi në epërsi pas 14 minutash lojë me penalltinë e kthyer në gol nga kapiteni Raphinha. Braziliani ishte sërish protagonist kur në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë asistoi për golin e dytë të shënuar nga Karim Adeyemi. Hansi Flick mori një lajm jo të mirë, kjo pasi në minutën e 45 Gavi la fushën i dëmtuar dhe në vend të tij u fut Pedri.

Lamine Yamal ishte në hije në këtë duel dhe në minutën e 65-të i la vendin Anthony Gordon. Anglezi, i afruar në këtë merkato, tregoi cilësitë e tij duke bërë 'kamerierin' në dy golat e radhës, fillimisht për dopietën e Raphinhas dhe golin e Fermin Lopez. Ky i fundit shënoi edhe golin e pestë duke vulosur 'shuplakën' që Barça i dha Elches.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
5.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55

    Si po menaxhohet situata me zjarret?