Barcelona trazon merkaton, futet në garë për Arturo Vidal

Barcelona trazon merkaton, futet në garë për Arturo Vidal

Arturo Vidal, futbollist

Pasi i “vodhi” në mënyrë të suksesshme Malkomin ekipit të Romës, tani Barcelona është vënë në kërkim për të “rrëmbyer” Vidalin nga duart e Interit. Sipas mediave italiane, lojtari kilian është shumë afër kalimit tek ekipi nga Milano dhe zyrtarizimi do të bëhet brenda kësaj jave. Por spanjollët njoftojnë se tashmë në garë ka hyrë edhe Barcelona, që ka trzuar edhe njëherë tjetër merkaton europiane.

Barcelona po trazon edhe njëherë tjetër merkaton europiane. Klubi spanjoll ka hyrë në garë për të marrë mesfushorin e Bayernit të Mynihut, Arturo Vidal.

Kiliani është shumë pranë kalimit tek Inter dhe vendosi të rikthehet në Serie A, ku deri në vitin 2015 ishte lojtar i Juventus, por e ardhmja e tij mund të marrë një kthesë 180 gradë, pasi në skenë kanë hyrë edhe katalanasit.

31-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me Bayernin, por klubi ka vendosur t’i plotësojë dëshirën për t’u larguar nga Bundeliga.

Shtypi italian “vë” bast se do të jetë blerja e re e Inter, por sot “El Mundo Deportivo” shkruan se Barcelona, pasi “vodhi” Malcom nga duart e Romës, në momentin e fundit të transferimit të brazilianit, drejtuesit blaugrana po mendojnë edhe një “kurth” ndaj Interit.

Manchester United dhe Chelsea janë interesuar gjithashtu për Vidal, por duket se mesfushori do të zgjedhë mes Interit dhe Barcelonës për të vazhduar karrierën në Europë.

Kiliani shënoi gjashtë gola dhe dha dy asiste në 35 ndeshje që luajti me Bayern në sezonin 2017-18. Interi për momentin është avantazh, pasi ka edhe akordin e mesfushorit kilian, por fuqia dhe emri i Barcelonës mund të ndërrojnë destinacionin e Arturo Vidal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’