Barcelona triumfon në
finalen e kupës së Mbretit

Barcelona triumfon në<br />finalen e kupës së Mbretit
Barcelona ka fituar finalen e kupës së Mbretit për herë të 26-të në histori përballë Athl. Bilbaos me rezultatin e pastër 3-0. Me këtë trofe të fituar largohet edhe Pep Guardiola. Drejtuesit dhe lojtarët e Barcelonës në fund i kanë dhënë lamtumirën në një mënyrë të veçantë Guardiolës, i cili ka fituar 14 tituj nga 19 të mundëshmit në drejtimin e ekipit blaugran. Për t’u kthyer te ndeshja, festivalin e golave e ka hapur në minutën e 3’ Rodrigues. Më pas Iniesta mendon se Messi duhet të shënojë dhe jep një assist për të, i cili e kthen në gol në minutën e 20’. Pedro Rodrigues bëhët sërisht protagonist, duke u futur në afërsi të zonës dhe e dërgon topin në këndin më të largët të portës në minutën e 25’.Pjesa e dytë do të jetë më shumë një kontroll i topit nga ana e lojtarëve të Barcelonës, të cilët mendojnë të përgatisin festën, ndërsa lojtarët e Atletikos nuk kanë mundur të lënë gjurmë në këtë finale duke shënuar dështimin e dytë rradhazi këtë edicion, pas humbjes edhe në finalen e Europa League. Me këtë fitore Barcelona shpëton nga një edicion zhgënjyes, pas eleminimit nga Champions League dhe humbjes së kampionatit.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e presidentit, Hamasi: Irani do të jetë në gjendje të përballet me këtë provë të vështirë

Vdekja e presidentit, Hamasi: Irani do të jetë në gjendje të përballet me këtë provë të vështirë