Barcelonë e “çmendur” në La Liga. Katalanasit marrin një avantazh të dyfishtë në ndeshjen ndaj Villarreal me golat e Coutinho dhe Malcom në minutat 12-të dhe 16-të por më pas fiken.
Vendasit e Villarreal arrijnë të përmbysin disavantazhin dhe shënojnë katër herë më radhë duke e dërguar rezultatin në 4-2. Për nëndetësen e verdhë shënuan Chukwueza, Ekambi, Iborra dhe Carlos Bacca.
Megjithatë e pabesueshmja në këtë ndeshje ndodh në fund. Messi futet në fushë kur kishte kaluar një orë lojë dhe realizon një kryevepër në minutën e fundit ndërsa në kohën shtesë Luis Suarez barazon gjithçka dhe Villarreal-Barca mbyllet 4-4.
Nga frenimi i kryesuesve përfitoi Atletico Madrid që mposhti 2-0 Gironan me golat e Godin e Griezmann në 15 minutat e fundit. Atletico e ngushton diferencën në 8 pikë ndërsa të shtunën në “Camp Nou” është përballja direkte Barca-Atletico./ Andi Kapxhiu