MIRDITE- Kryetari i komunës Kaçinar Petrit Bardhi, i PS-së në një prononcim telefonik për A1 Report akuzon ish kreun e kësaj komune, si përgjegjës të shpërthimit të makinës së tij të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes.
“Unë kam një konflikt personal. Kam akuzuar ish kreun e kësaj komune, Kastriot Ndoi, të PD-së për vjedhje në kohën që mbante postin e kreut të kësaj komune. Unë akuzoj atë për vënie të flakës ndaj makinës time. Denoncimi për vjedhje i kam bërë dhe në prokurori dhe vazhdoj të akuzoj atë”- deklaron Bardhi. Makina ishte parkuar para shtëpisë së motrës së tij
Kryetari i komunës Kaçinar tregon se autorët i kanë thyer xhamin e parë të makinës, e kanë lyer me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën. “Ata nuk janë burra por burracakë, ata të mos përballen me hekurat e makinës por me mua”- thotë Bardhi në intervistë telefonike duke pranuar se "ka pasur shumë herë telefonata kërcënuese nga Italia dhe nga Anglia."
Bardhi është marrë në pyetje edhe nga policia ndërsa kanë nisur hetimet e ngjarjes. Nga shpërthimi automjeti ka pësuar dëme të mëdha, nuk pasur viktima apo të lënduar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com