Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një tjetër denoncim për zv.kryeministren Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK. Kësaj radhe bëhet fjalë për koncesionin 60 mln euro të “Portit të Integruar” në Triport Vlorë.
Gazment Bardhi thotë se kudo që firmos Balluku po përdoret e njëjta skemë për vjedhjen e fondeve publike. Sipas tij paracaktohet fituesi (bashkim kompanish), vendosen kriteret favorizuese dhe shpallet fituesi. Më pas, Bardhi thotë se çuditërisht 1 ose disa nga kompanitë shesin aksionet me vlera qesharake tek njëri nga fituesit.
“Edi Rama dhe Belinda Balluku vjedhin. Dhe vjedhin shumë trashë! Kush fshihet pas koncesionit 60 milionë euro në Vlorë? E njëjta skemë vjedhje në tendera dhe koncesione. Paracaktohet fituesi - preferohet bashkim kompanish. Vendosen kriteret favorizuese. Shpallet fituesi. Pastaj, çuditërisht, 1 ose më shumë kompani nuk duan te fitojnë para dhe shesin aksionet me vlera qesharake tek njëri nga fituesit.
Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Aeroportin e Vlorës. Nuk ka ndodhur vetëm me Tunelin e Llogarasë. Ndodh kudo ku firmos Belinda Balluku. Natyrisht, në emër dhe me porosi të Edi Ramës. Kjo skemë skandaloze e vjedhjes së fondeve publike është verifikuar të ketë ndodhur edhe koncesionin 60 milionë euro të “Portit të Integruar” në Triport Vlorë”, shkruan Bardhi.
E njëjta skemë sipas tij është përdorur tek Tuneli i Llogarasë, tek aeroporti i Vlorës, apo edhe tek koncesioni për ndërtimin e portit tregtar në Vlorë.
“Zyrtarisht, çunat e Belindës kanë shpallur pronar një pensionist, i punësuar nga kompania “Salillari”, por procedura korruptive tregon se dikush tjetër qëndron si pronar real pas skemës korruptive. Një skemë në dukje e sofistikuar, por sa të gërmosh pak, kupton sa trashë vjedhin Edi Rama dhe Belinda Balluku”, shkruan Bardhi.
Më tej, Bardhi denoncon edhe procedurën për këtë koncesion me vlerë 60 mln euro. Bardhi thotë se kompanitë fituese u shpallën bashkimi i operatorëve,: Agbes Construction që zotëronte 33% të aksioneve, Besta 30%, Arconstudio 25%, ITE Group 8% dhe Premium Construction & Maintenance 5%. Pak kohë pasi fituan koncesionin, Bardhi shkruan se kompanitë Agbes Construction, Arconstudio dhe Besta, i shitën kuotat e tyre tek shoqëria Premium Construction & Maintenance ( e cila u bë pronare e 92% të aksioneve), me vlera që shkonin deri më 2500 euro për 25% të aksioneve.
Bardhi thotë se pronar i kësaj shoqërie rezulton një pensionist, Hektor Agalliu, që është punëtor tek firma Salillari. Deputeti demokrat i bën thirrje SPAK të hetojë dhe të zbulojë se kush fshihet pas projektit 60 mln euro.
Më poshtë denoncimi i publikuar nga Gazment Bardhi në rrjetin e tij social Facebook
Në datë 10.08.2021 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli koncensionin: “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë, me vlerë 60 milion euro. Kompanitë që morën pjesë në këtë tender ishin tre, por fituese u shpall oferta e bashkimit të këtyre 5 subjekteve tregtare: Agbes Construction që zotëronte 33% të aksioneve, Besta 30%, Arconstudio 25%, ITE Group 8% dhe Premium Construction & Maintenance 5%.
Sipas ofertës, ky bashkim kompanish do të ndërtonte portin e ri tregtar të Vlorës me paratë e tyre dhe në këmbim qeveria do t’u paguante 60 milionë euro me këste për 7 vjet, menjëherë pas përfundimit të ndërtimit.
Në pak kohë pas fitimit të koncesionit kompanitë Agbes Construction, Arconstudio dhe Besta, i shitën kuotat e tyre tek shoqëria Premium Construction & Maintenance (u bë pronare e 92% të aksioneve), me vlera qesharake që shkonin deri më 2500 euro për 25% të aksioneve.
Shoqëria koncensionare Premium Construction & Maintenance, rezulton se është një shoqëri me kapital fillestar prej vetëm 10 mijë lekë dhe e themeluar vetëm 2 muaj para shpalljes së tenderit të koncesionit.
Sipas dokumenteve zyrtare, pronari i kësaj shoqërie rezulton shtetasi Hektor Agalliu, një pensionist, që është një punëtor i thjeshtë në firmën Salillari. Pra, rrjedhimisht i bie që është një njeri pa eksperiencë në ndërtim, pa staf, pa mjete, pa histori biznesi.
Pra, procedura zbulon skemën skemë e pastër korruptive, me dyshime serioze për pastrim të parave të pista në sektorin publik. Një skemë që duhet të hetohet menjëherë nga SPAK, jo vetëm për të ndëshkuar zyrtarët e korruptuar, por edhe për të zbuluar se kush fshihet vërtetë pas projektit 60 milion euro.
Komente













albanistani vendi i cudirave vidhet ne mes te dites populli i shkret
PërgjigjuME thoni kur nuk ka patur korrupsin ne shqiperi me rruget fillon me bashen 300 milion euro te vjedhura ,me armet zeni 1 miliaed$ dhe 26 te vrare ,medi cami , ruli ,ish ministri i finances , fullani idiot ,meta me cezin ,floririn ,beqo sterilizimin dhe krye hajduti dhe krimineli berisha te vrare dhe 2miliard dollar ne 1997
PërgjigjuNje tjeter rast per SPAK-un.Si ka mundesi qe firma me me pak aksione (5 %) ka mundesi financiare sa te bleje aksionet e tre te tjerave?! Ky rast me kujton Malltezin e /Partizanin/ qe nga nje zoterues i disa metrave katrore u be perfitues i milionave dollare sip.kullash.
Përgjigju