TIRANË- Gazment Bardhi tashmë i vendosur kundër grupit të Lulzim Bashës kërkon rikthimin e Oerd Bylykbashit në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Në janar të vitit 2022, Bylykbashi u përjashtua me firmë të Enkelejd Alibeaj, pas pezullimit që Lulzim Basha kishte bërë ndaj tij dhe një grupi tjetër deputetësh pasi nuk u distancuan nga sulmet e dhunshme të 8 janarit në godinën e PD-së, por u bënë palë me Sali Berishën.
Bardhi ka depozituar në Kuvend kërkesën që Bylykbashi të kthehet në Grupi Parlamentar me argumentin se ai është propozuar si bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore dhe për t’u vendosur do duhet që të jetë pjesë e grupit të PD.
Bardhi kërkon që në vend të Enkelejd Alibeajt si bashkëkryetar të Reformës Zgjedhore të vendosë mbështetësin e Berishës, Oerd Bylylbashin.
Kjo kërkesë e tyre për ndryshimin e përbërjes së komisionit të Reformës Zgjedhore shkaktoi kaos në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit e vendet e uljes së ministrave. Me kërkesë së PS, deputetët Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazment Bardhi u penalizuan për 10 ditë nga punimet e Komisioneve dhe Kuvendit.
Po mbledh gejusha te ngjashmit e vet.
Përgjigju