Bardhi: U shqyem nga xhaketa për t’u futur në Parlament, kjo është e paimagjinueshme! Do t’i bashkohem çdo proteste

 

Pas përfundimit të seancës plenare për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, deputeti Gazment Bardhi tha se Garda e Republikës me urdhër të Edi Ramës po tenton që të lërë deputetët jashtë Kuvendit.

Bardhi tha se është e paimagjinueshme si deputetët e opozitës të shqyhen nga këmisha dhe kostumi.

Bardhi po ashtu pohoi se do të bëhet pjesë e protestës së thirrur nga Rithemelimi.

‘Sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt. Me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës u penguan të futen në sallën e seancës plenare. Garda e Republikës me urdhër personal të Ramës tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Vetëm në vende me regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen që të futen në Kuvend.

Është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallat e seancës plenare. As garda e republikës as policia që dhunon qytetarët nuk e ndal opozitën nga përballja me regjimin e Edi Ramës. Do ti bashkohem çdo lloj proteste kundër Edi Ramës.’- tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Deputetët e Rithemelimit s'heqin dorë nga kaosi në Kuvend, protestë jashtë! Garda ndalon të përjashtuarit! PS i paralajmëron: S'na ndalni (VIDEO + FOTO)


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja