
Në një reagim për mediat pas vendimit të Kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, u shpreh se: “Mbështes plotësisht vendimin e Kryesisë së Partisë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke ju rikthyer rrugës statutore për hapjen e zgjedhjeve për Kryetar. Pa vendim të Këshillit Kombëtar nuk mund të ketë proces zgjedhor. Rikthimi në procesin statutor është një lajm i mirë. Menjëherë do të nis njoftimin përkatës për vendin dhe datën e mbledhjes, si dhe organizimin mbledhjes, sapo të depozitohen vendimet përkatëse mbi rendin e ditës, sipas Rregullores së brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Këshilit Kombëtar të PD”.
Lajmi kryesor:
Kryesia e PD reflekton pas kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm: Mbledhim Këshillin Kombëtar më 20 Qershor! Gazment Bardhi: Hap pozitiv! Ngrihet komisioni Zgjedhor (EMRAT)










