Kthimi i Berishës në Grupin e PD, Basha: Ofensivë anti-SPAK! Partnerët ndërkombëtarë po vëzhgojnë, do marrin hapa! Paralajmëron padi për Nikollën

Vendimi i Gazment Bardhit për të rikthyer Sali Berishën në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, duke zhbërë vendimin e e 9 shtatorit të Lulzim Bashës,  për kreun e PD është pasqyrë e qartë e pazarit Berisha-Rama.

‘Përpjekja për të rifutur në grupin parlamentar të PD një individ të tillë, nuk është asgjë më pak se sa jo thjesht një zbulim i allishverishit, i pazarit mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, por është një përpjekje e qartë e Edi Ramës për të bërë pis Partinë Demokratike në përpjekjen e tij që një pjesë e atyre që e quajnë veten opozitarë, t’i kthejë në një rimorkio, në një aneks në revanshin, në yryshin që kanë marrë kundër SPAK-ut. Dhe në panikun që e ka zënë për aferat korruptive që po i plasin ditë për ditë. I vetmi institucion që mund t’i marrë këto vendime është dhe mbetet Partia Demokratike. Rama ka synim të vazhdojë pushtetin dhe Berisha një nevojtar për tu bashkuar kundër SPAK.’- tha Basha.

Kthimi i ish kryeministrit i sanksionuar nga SHBA e Britania e Madhe në grup parlamentar, Lulzim Basha thotë se ka marrë edhe vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët sipas tij nuk po rrinë duarkryq.

‘Është sfidë e hapur Washingtonit, Londrës, Brukselit, që do të marrë hapat që i takojnë.’- tha Basha.

Hapa ligjorë paralajmëron edhe për Lindita Nikollën, që Basha thotë së do të paditet për shkak se pranoi kërkesën e Bardhit për kthimin në grupin parlamentar të non-gratës.

‘Lindita Nikolla, ky është minim i demokracisë, është një nga motive që janë shpallur non grata. PD çdo hap të tillë do ta trajtojë me seriozitet të madh. Do të bëjmë kallëzim për shpërdorim detyre.

Individë që nuk përfaqësojnë PD nuk mund të diktojnë PD, distancimi ynë me non grata parlament dhe i palëvizshme. Çdo person që merr përsipër nga ana e PD-së do përballet me aksionin më të ashpër politik dhe penale.'- tha Basha.

Duke i akuzuar Ramën dhe Berishën për sulm ndaj drejtësisë, Basha tha se PD do të depozitojë në Kuvend një paketë ligjore pro-SPAK.

“PD do të depozitojë javën e ardhme një sërë propozimesh ligjore lidhur me mbështetjen efektive të SPAK dhe BKH. Kjo paketë pro SPAK anti korrupsion, nuk është thjesht një kundërvënie ndaj ofensivës të Edi Ramës, Sali Berishës Ilir Metës dhe të tjerë.'- tha Basha.

Kreu i PD komentoi edhe vendimin e PS për të mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhackës duke e quajtur sfidë të hapur Kushtetutës, ndërsa për arrestimet në Bashkinë e Tiranës, Basha tha se shkeljet nuk kanë ndodhur pa dijeninë e kryebashkiakut Veliaj.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë