Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha sulmoi atë që ai e quan ofensive kundër SPAK, në të cilën bën pjesë Partia Socialiste me pjesë të ndryshme të opozitës.

'Ofensivë e kombinuar e PS dhe një pjese të opozitës për të frenuar dhe vënë në kontroll SPAK, bashkë me BKH, GJKKO. Kjo ofensivë po kryhet në mënyrë të kombinuar. Njëra palë sulmon me fjalor të papranueshëm sistemin e drejtësisë duke insistuar në demonizimin e kësaj strukture. Pala tjetër dhe kryeministri i vendit nga njëra anë pretendojnë se me retorikën e tyre janë pro SPAK, por po bëjnë gjithçka për të pamundësuar punën e kësaj strukture dhe çuarjen para drejtësisë të të korruptuarve. Në një kohë kur zyrtarët më të lartë janë në arrest ose hetim për korrupsion.

Kjo e dyta është edhe më e rrezikshme. Kryhet njerëz që administrojnë pushtetin në Shqipëri. Duke përfshirë edhe pushtetin mediatik, që siç tregoi Freedom House. Prej kohësh qeveria ka paralajmëruar nevojën për struktura që do të mbikëqyrur SPAK. Kanë shprehur pakënaqësinë e tyre nga BKH. Dhe në të gjitha format përpiqen të pamundësojnë punën e kësaj strukture. Statistika zyrtare tregojnë se numri i denoncimeve ndaj korrupsionit ka rënë në zero, denoncimet shtetërore. Qeveria jo vetëm s’ka hedhur asnjë hap për të lehtësuar kapacitetet e SPAK dhe BKH, po kufizojnë resurset e kësaj strukture për të hetuar të korruptuarit.

Qeveria është në panik nga SPAK. Po bashkëpunon haptazi me kontingjentin e të korruptuarve, me kontingjentin e shpallur non-grata. Me një kundërofensivë që tashmë ka nisur. E vetmja forcë politike që qëndron në mbështetje pa kushte ndaj SPAK, është Partia Demokratike e Shqipërisë. Buron nga një bindje e thellë se Shqipëria ka arritur në një pikë ku nuk mund të vazhdohet para pa çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë.'

Nga ana tjetër, Basha bën me dije se javën e ardhshme do të depozitojë në Kuvend një sërë propozimesh në mbështetje të SPAK dhe BKH.

'PD do të depozitojë javën e ardhme një sërë propozimesh ligjore lidhur me mbështetjen efektive të SPAK dhe BKH. Kjo paketë pro SPAK anti korrupsion, nuk është thjesht një kundërvënie ndaj ofensivës të Edi Ramës, Sali Berishës Ilir Metës dhe të tjerë. Në këtë kontekst 4 janë fushat kryesore të ndërhyrjeve ligjore, PD do të kërkojë procedimin me shpejtësi të këtyre propozimeve. I pari ka të bëjë me amendamentet përkatëse në buxhetin e shtetit, për përmbushjen e burimeve njerëzore. Do të kërkojmë fonde të mjaftueshme.'

Sakaq, Basha risolli në vëmendje i pyetur edhe nga gazetarët, marrëveshjen e 17 majit 2017 me Edi Ramën dhe tregoi se ku dallon nga 'pazari' PS-Rithemelimi. 

'Marrëveshja e 17 majit u përshëndet nga të gjithë. Me një google search i gjen lehtësisht, sa të eksituar ishin pavarësisht se unë isha skeptik, por ata ishin shtyrësit kryesor të kësaj marrëveshjeje. Pastaj i dolën kundër sepse nuk ishin në listat e deputetëve. Marrëveshja u publikua në orën 5 pasdite. Pazari është diçka tjetër, është sekret', shtoi kryedemokrati.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
Basha tregon ku dallon marrëveshja e 17 majit nga 'pazari' PS-RIthemelimi: Isha skeptik, por shtyrësit kryesor ishin...

Në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha tregoi dallimin e marrëveshjes së 17 majit 2017 që ai bëri me Edi Ramën me pazarin që ai e quan mes PS-së dhe Rithemelimti së fundmi.

'Marrëveshja e 17 majit u përshëndet nga të gjithë. Me një google search i gjen lehtësisht, sa të eksituar ishin pavarësisht se unë isha skeptik, por ata ishin shtyrësit kryesor të kësaj marrëveshjeje. Pastaj i dolën kundër sepse nuk ishin në listat e deputetëve. Marrëveshja u publikua në orën 5 pasdite. Pazari është diçka tjetër, është sekret. Në një ambient të hapur fjala qarkullon.

Dhe pa diskutim që këto përpjekjet e eksponentët e PS lidhur me Sali Berishën, nuk janë gafa janë pjesë e një mendësie. Pasi Rama projekton tek fati i Sali Berishës, fatin e vet. Është pazari i individëve për hallet e tyre. Bëhet për interesat e tyre dhe i kundërvihet interesave absolute të shqiptarëve. Ky është ndryshimi bardh e zi nga një marrëveshje politike. Marrëveshjet politike duhet të jenë transparente. Kjo kulturë e marrëveshjes transparente është përbaltur nga këta njerëz. Ne jemi kundër kësaj', tha Basha.

Ora 11:35
Mandati i Xhaçkës, Basha: U sfidua Kushtetuta! Rama po bën pis PD-në...

 

Lulzim Basha thotë se çështja e mandatit të Xhaçkës në parlament sfidoi haptazi kushtetutën, me mazhorancën që votoi kundër çuarjes së kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese.

Nga ana tjetër, ai denoncoi pëpjekjen sipas tij të Ramës për të rikthyer Berishën në grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

'U bë në sfidim të plotë të kushtetutës. Edhe këtu PD qëndron ndarazi veç nga të gjithë faktorët e tjerë politikë në vend. Qëndrimi ynë ka qenë në zbatim të ligjit dhe GJK. Edhe kur çështje të tillë kur preken individë aleatë, PD nuk bën lojëra kur bëhet fjalë për abuzim me pushtetin. Gjej rastin të përsëris kërkesën tonë për heqjen e imunitetit. Deputetët të jenë para ligjit si të gjithë qytetarët shqiptar. Përpjekja e Edi Ramës për të bërë pis PD, për t'i diktuar kursin e saj euroatlantik.

PD është i vetmi institucion që merr vendime për organizimin e saj brenda dhe jashtë. Pjesë është parimi i mospërfshirjes në stancat e saj e asnjë individi non grata. Përpjekja për të futur një individ, është jo vetëm allishverish mes Ramës dhe Berishës, por edhe përpjekje për të bërë pjesë një pjesë të opozitës në yryshin ndaj SPAK. Duke refuzuar me neveri këtë përpjekje diabolike për të bërë pis Partinë Demokratike, për të na bërë bashkë në aferat korruptive. Kjo përpjekje do të dështojë dhe do të ketë përgjigjje adekuate.'