Bardhi ‘shkarkon’ deputetët e Bashës dhe kërkon rikthimin e Berishës në grupin e PD, kërkesa që ‘nxiti’ kaosin në Kuvend! ‘Largon’ Alibeajn nga ‘Këshilli i Mandateve’

Bardhi ‘shkarkon’ deputetët e Bashës dhe kërkon rikthimin e Berishës në grupin e PD, kërkesa që ‘nxiti’ kaosin në Kuvend! ‘Largon’ Alibeajn nga ‘Këshilli i Mandateve’

Gazment Bardhi

Prej 5 muajsh në arrest shtëpie për aferën Partizani, Gazment Bardhi kërkoi sot rikthimin e Sali Berishës në grupin e PD. Kjo kërkesë e Bardhit, që nuk u lexua nga Nikolla, në nisje të seancës plenare nxiti debate të ashpra, ndërsa riktheu sërish kaosin në Kuvend.

Bardhi: Kur lexon njoftimet e grupit lexoi deri në fund jo një pikë jo një po.

Nikolla: Në shkresë ka një person që është përjashtuar nga grupi me vendim të PD e duhet të futet po me vendim të PD.

Rithemelimi në bllok reagoi duke akuzuar Nikollën se po shkel Kushtetutën dhe se po vepron me dy standarde. Sipas tyre edhe Berisha duhet të rikthehet në grupin e PD, njëjtë siç më 11 prill u kthyen deputetët e tjerë të përjashtuar nga Basha. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla argumentoi se rikthimi i Berishës mund të bëhet vetëm me vendim të Partisë Demokratike.

Spaho: Ju detyron të njoftoni që Berisha është pjesë e grupit, ca keni ju me vendimet e grupit të PD. Është përgjegjësia jonë të pranojmë në grup ose jo. Ku e gjeni ju të drejtën të merrni vendime të tilla.

Baçi: Para disa kohësh keni marrë një vendim për futjen në grup e PD të disa deputetëve të përjashtuar. Janë dy standarde, janë dy qëndrime të kundërta, jeni në shkelje të ligjit.

Bylykbashi: Ju po shkelni Kushtetutën. Kush ndalon mandatin imperativ të deputetit askush nuk ndalon deputetët përveç votës së popullit. Vendimi juaj për të lënë jashtë një deputet, është vendim antikushtetues, është veprim i qëllimshëm për të bllokuar opozitën.

Zhupa: Sali Berisha është kryetar i PD, e lexoni ose jo ju rregulloren. Atë e lexojë shqiptarët dhe ata që e kanë zgjedhur deputet Sali Berishën. Zbatoni rregulloren.

Në shkresën që Bardhi ka dorëzuar në Kuvend si kreu i Grupit, e cila mban datën 29 maj 2024, njofton se ka shkarkuar nga të gjitha funksionet që kishin në grupin parlamentar të PD, të gjithë deputetet që i përkasin PD zyrtare, edhe pse në fakt ata s'kanë asnjë lidhje me Rithemelimin dhe vulën e partisë e ka ende Lulzim Basha. Kreu i PD zyrtare, Lulzim Basha është hequr nga anëtar në Asamblenë për bashkëpunimin e Evropës Perëndimore dhe është zëvendësuar nga Oerd Bylykbashi.

Po ashtu, Bardhi përmes kësaj shkrese njofton se Ervin Salianji dhe Albana Vokshi do jenë nënkryetarë të grupit, ndërsa Ina Zhupa zëdhënëse dhe sekretare e grupit.

“Kemi njoftim nga grupi parlamentar i PD. Në kryesinë e grupit parlamentar janë bërë ndryshime. Nënkryetar Ervin Salianji, nënkryetare Albana Vokshi, sekretar Ina Zhupa”, lexoi kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Ky ndryshim në Kryesinë e Grupit, vjen pasi Bardhi më datë 19 prill njoftoi se ka shkarkuar deputetin Arbi Agalliun nga detyra e tij si sekretar në grupin parlamentar të PD si dhe deputeten Oriola Pampuri si zëdhënëse, pasi nuk iu bashkuan padisë për Olta Xhaçkën.

Po ashtu, Bardhi në këtë shkresë njofton edhe ndryshime në përbërjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Me këtë lëvizje Bardhi largon Enkelejd Alibeajn, krahun e djathtë të Lulzim Bashës. Nga Këshilli i Legjislacionit është hequr emri i Enkelejd Alibeajt dhe është vendosur anëtare Dhurata Çupi

Si ishte përbërja e Këshillit për Mandatet!      
Gazment Bardhi 
Oerd Bylykbashi
Greta Bardeli  
Saimir Korreshi 
Ndryshimet e Bardhit (vetëm emrat e opozitës)
Gazment Bardhi
Ervin Salianji
Oerd Bylykbashi
Dhurata Çupi
Saimir Korreshi

 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër