‘Berisha kthen kaosin’, Rithemelimi e do në grupin e PD, Kuvendi s’e pranon! Bllokojnë foltoren, PS: Dilni mbushni numrin e protestuesve

Tirane- Dy muaj e gjysmë nga rikthimi i normalitet në Kuvend pas protestës disa mujore të opozitës, një kërkesë e Rithemelimit për të futur në grup parlamentar Sali Berishën, në arrest prej mbi 5 muajsh, riktheu sot (6 qershor) për gati 2 orë skenat e kaosit në seanca plenare.

Në kërkesat e Rithemelimit për ndryshime në disa komisione parlamentare apo në kryesinë e vetë grupit, Lindita Nikolla nuk e lexoi pjesën ku Gazment Bardhi e njoftonte për listën e të gjithë anëtarëve të grupit demokrat, në mesin e të cilëve edhe emrin e Sali Berishës, që solli reagimin e opozitës.

Nikolla: Ka një vendim partie për përjashtimin e Berishës. Nuk mund të zhbëhet një vendim partie me vendim grupi

 Më pas momenti i Flamur Nokës, veshur në Kuvend me bluzën ‘lironi Berishën’, si gjithnjë është protagonisti kryesor në situatat e kaosit. Fillimisht i drejtohet kryeparlamentares Nikolla, e cila në mungesë të kryeministrit Rama u bë shënjestra kryesore e akuzave.  

Noka: Ti je përfaqësuese e narkoshtetit

Nikolla: Ulu në vend Noka se fare nuk më trysnon duke ardhur këtu. Të të vijë turp për fjalët që përdor dhe të tërheq vërejtje. Uluni në vend Ti je përfaqësues i një non grate

Bllokimi i foltores detyroi ndërprerjen e parë, ndërsa seanca rinisi po aty, me Flamur Nokën, kur bëhet fjalë për të mbrojtur Berishën ka zell të shtuar.

 Noka: Zonja përfaqësuese e narkoshtetit. jeni një sejmene në hije e narkoshtetit. Sali Berishën askush se ndalon dot të jetë deputet i PD
 Nikolla: Modero gjuhën

 Insistimi me gjuhën e përdorur dhe bllokimi i foltores solli përjashtimin e Nokës.  

Noka jeni i përjashtuar nga seanca për gjuhën që përdorni.Lini sallën. Kërcënon kryetaren e kuvendit? Turp të kesh, je dhe burrë malësor ti, të të vij zor nga vetj, tha Nikolla.

Nga mazhoranca ministrja e Shtetit për Parlamentin tha se është pikërisht kjo opozitë që ka frymëzuar baltën për Shqipërinë nga matanë Adriatikut.

Ishte shume e parashikuar kjo që bëtë. Bëtë gënjeshtra që tek BILD që u zgjatën deri tek RAI.  Më mirë dilni jashtë të gjithë se shtoni numrin e protestuesve se këtu jeni shumë pak.  Jua them me dashamirësinë e një njeriu që kërkon të vijojë seancën normalisht. Si të doni, por nuk vjen dot ai që vrau në Elbasan Gaz nuk vjen se është duke u hetuar", u shpreh Spiropali.

Nga bllokimi i foltores seanca u ndërpre edhe dy herë të tjera, ndërsa përveç Berishës opozita insistoi edhe për mocion me debat për episodin e RAI, kërkesë që u rrezua nga mazhoranca.

Gazment Bardhi: Edhe nga ky krahu ka njerëz të ndershëm që e duan Shqipërinë. Në shkodër vendosnin  bajrat, në Durrës vendosin bandat, në Elbasan kush vendos? Nuk i dini ju këto?! Është koha të ndahemi nga bandat.

Ulsi Manja: Ne jemi partia.

Flamur Noka, edhe pse i përjashtuar nuk ishte larguar nga seanca, dhe nuk harroi ta bënte edhe një dëm tjetër, teksa edhe i hoqi të drejtën e fjalës kolegut Nasip Naço.

Lindita Nikolla: Ju vjen keq pastaj kur jua ngarkojnë dëmtimet që bëni, sapo e dëmtuat mikrononin

Pas këtyre skenave dhe largimit të Nokës drejt protestës jashtë parlamentit, fjalën në foltore e morën disa deputetë opozitarë, gjë që ktheu qetësinë në sallë dhe i dha fund bllokimit. Në seancë nuk ishin të pranishëm asnjë prej deputetëve të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Ulsi Manja në Kuvend: Shqipëria nuk është narkoshtet! Investigimin e Rai3 dhe BILD e pagoi opozita

1716816257_ulsimanja.JPG

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja akuzoi opozitën se shkrimi i RAI 3 është sponsorizuar për të akuzuar qeverinë e Ramës dhe faktet e publikuara janë baltë ndaj qeverisjes socialiste. Në replikë me deputetin Spaho Manja akuzoi opozitën se ka paguar investigimim e Rait por dhe te Bild. 

Si ka mundësi që Shqipëria sot është në zenitin e marrëdhënieve të mira ndërkombëtare dhe Europiane dhe shumë shpejt presim të shkojmë në stacionin ku na takon të shkojmë

Ore ça ka thënë RAI se dëgjova se t'i merresh edhe me këto mediat se ke kohë të lirë tani... ‘BILD’, RAI, ku e di unë çfarë...’Ëashington...’

Edmond, me fal, por çfarë kanë thënë këto mediat që nuk e thotë Saliu përditë ke ballkoni dhe nuk e thua ti çdo ditë të enjte këtu?

Po edhe atje ka media si këto këtu që i paguani, i paguani edhe atje. Kjo është bota e teknologjisë tani. Paska thënë RAI  dhe BILD që e paguat edhe vjet që Shqipëria është narko - shtet dhe ti vjen këtu e na reciton çfarë thotë RAI 3. Shqiptarët shohin realitet tjetër.

Edi Ramën nuk e rrëzoni me këtë retorikë, është turp të etiketoni Shqiëprinë që e kemi amanet që është narko-shtet.

Paska thënë që RAI 3 dhe Bild që e keni paguar ju që Shqipëria komandohet nga krimi. 

E kemi nder të kemi për kryetare parlamenti dhe akuzat ndaj saj nuk janë të vërtetë, ne nuk jemi të lidhur me krimin. 

Ju na akuzoni për mushkonja, aviona droge, hidhni akuza për trafikim lëndësh narkotike, mendoj se ata nuk ekzistojnë por ju ka bërë dëm vaksina.

Unë nuk e pranoj që jetojmë në një narko shtet."

Ora 17:00
Debati për 'Poliçanin'/ Çupi: Hajdutë të pamëshirshëm, u bletë shqiptarëve letrat me vlerë për 5 lekë!

1715849157_dhuratacupi.png

Projektligji “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan” përfshiu në debate të ashpra mazhorancën dhe opozitën në seancën e sotme plenare.

Deputetja Dhurata Çupi akuzoi qeverinë se gjatë vitit 2023 ka blerë letrat me vlerë “për 5 lekë nga qytetarët dhe ua ka dhënë oligarkëve”. Ky është një projektligj i bërë me porosi, sipas Çupit, që iu drejtua mazhorancës me fjalët: “të pashpirt, të pamëshirshëm dhe hajdutë”.

“Ky është një ligj që thjesht ka firmosur një deputet e PS. Është një projektligj që është i porositur zoti Braçe. E kam thënë në mars, kur në mars, me nismën e një deputeti, shtyu afatin e ligjit për investime strategjike. Në maj, ndryshoi ligjin për privatizimin dhe tani vjen sërish me një nismën e një tjetër deputeti për shtyrjen e letrave me vlerë. Duke qenë se janë ligje të lobuara, ligje me porosi, natyrisht kryeministri i shmanget firmës dhe përdor firmat e kolegëve deputetë, që rreshtohen aty sa herë ua ka nevojën. Ky ligj është ndryshuar rreth 8 herë dhe ajo që më bën përshtypje është se në 2023, afatet e letrave me vlerë kanë përfunduar dhe vijmë këtu 6 muaj pasi ka përfunduar afati. Dhe vini këtu si të pashpirt që jeni, si të pamëshirshëm dhe hajdutë total, edhe këto letrat me vlerë, ua morët letrat me vlerë qytetarët, ua bletë me 5 lekë në 2023 duke u bërë presion, u thotë skadojnë në 2023. Dhe fuqizohen disa biznesmenë dhe sot vihet këtu thuhet i kemi për legalizim. Ka qenë një fushatë, në çdo muaj të 2023, njerëzit thoshin duhet t’i shes se skadon afati, dhe i kanë blerë oligarkët. Ju e bëni çdo gjë me llogari, nuk bëni asgjë për njerëzit e thjeshtë”, tha Çupi.

Ora 15:51
'Ndryshoni paketën fiskale për fermerët', Braçe thirrje deputetëve: Prodhuesit tanë nuk kanë pse ndjehen të disfavorizuar

 

Deputeti socialist Erion Braçe mbajti fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ku i bëri thirrje deputetëve të ndryshojnë sistemin fiskal për produktet bujqësore. 

'Konventa është instrument shumë i mirë dhe ndihmon ato aspekte që ju folët. Origjina e produktit na ndihmon të rrisim eksportet. Synon të japi një hov atij segmente veçanërisht përpunimit të produkteve bujqësore. Nëse kemi ecur përpara me peshkimin, apo nëse bëjmë hapa të vegjël me blegtorinë, segmenti i përpunimit të produkteve bujqësore, dalja me eksport të përpunuar patjetër që kjo Konventë e ndihmon, por kam parasysh një element që është disfavor nga sistemi fiskal që kemi adoptuar që ka filluar që nga paketa fiskale e vitit 2018 e bërë këtu në parlament.

Impaktin e kanë dhënë të plotë siç ne e paralajmëruam me dëm kolosal në ekonominë bujqësore. Nëse ka sukses është puna e palodhur e fermerëve dh jo tatimi fiskal mbi ta. Nëse ne prodhojmë domate të freskëta dhe jemi eksportues, duhet të importojmë domate nga jashtë dhe të prodhojmë salcë dhe ta shesim jashtë si salcë. Janë pa humbje kur importojnë domate.

Ky disfavor duhet të kompensohet. Pas kaq vitesh konsultimi me ata njerëz që merren me atë punë, ka ardhur momenti të ndryshojmë sistemin e tatimit mbi vlerë e shtuar, që prodhuesit tanë të mos ndjehen të disfavorizuar me produktet e importit. Nuk do rritemi sa çka nevojë konsumi. Është momenti për të ndërhyrë', tha Braçe.

Ora 14:04
Ministri Peleshi përplaset me Bardhin dhe Nokën në Kuvend: Jeni bërë qesharakë

 

1717675991_gazmendbardhinikopeleshi.jpg

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është përplasur me dy deputetët demokratë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, gjatë seancës parlamentare së sotme, e cila është shoqëruar me tensione.

Ministri mori fjalën për të folur në Kuvend për projekligjin “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan, ndërsa Bardhi e cilësoi ministrin si përfaqësues të bandave.

Nga ana tjetër, ministri Peleshi iu kundërpërgjigj Bardhit duke thënë se po bëhet qesharak. Pas replikave mes Bardhit dhe Peleshit, ka ndërhyrë edhe deputeti Flamur Noka, i cili e quajti ministrin “narko”.

Pjesë nga biseda:

Gazment Bardhi: O përfaqësues i bandave

Niko Peleshi: Ik ore, ik mos u bëj qesharak. Jemi votuar Flamur për këtë punë, do ta bëjmë deri në fund.

Flamur Noka: Niko, o narko

Niko Peleshi: Ehe, edhe ti Flamur

Flamur Noka: Je narko

Ora 12:51
Megaoperacioni i SPAK me 50 urdhër-arreste, Sula: U lëshua masë sigurie vetëm për Arben Ndokën! Të fortët i lajmëruat ju

Deputeti i PD, Dashnor Sula, nga Kuvendi foli edhe për megaoperacionin e SPAK, nga i cili u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhër arreste më 17 maji.

Sula tha se urdhri u ekzekutua vetëm për ish-deputetin e PS Arben Ndoka, ndërsa personat e tjerë të cilët ai i cilësoi si ‘të fortët’, u lajmëruan më parë nga Policia e Shtetit.

“Do doja që të thosha zonja kryetare por sot nuk ta them dot sepse më vjen turp mënyra se si po drejton sot është për të ardhur turp.  Ca po bënë opozita po kërkon të drejtat e veta, të gjitha ja kemi lënë ju të tjerat pushtetin, pasurin, koncensionet. Mos u ngopshi. Na lini fjalën. Qesh ti Toni, i dëgjove se ca flisnin ata. Kishte 50 urdhra arresti pse nuk u ekzekutuan, pse u ekzekutua ai për kolegun tuaj, sepse lajmëruat ata tjerët ju, ata të fortët. Kjo është e vërteta. I lajmëruat ata që kanë pushtet dhe fuqi, i lajmëruat ju, policia juaj e shtetit”, tha ai.

Ora 12:28
VIDEO/ ‘Free Berisha’, Flamur Noka protagonisti i zellshëm i kaosit në Kuvend: 'Narkos!' Manja: Problemin gjeje te bluza që ke veshur

Kur bëhet fjalë për të mbrojtur Berishën, Flamur Noka ka zell të shtuar. Në kuvend ishte protagonisti për të bllokuar foltoren dhe për të debatuar pasi mazhoranca refuzoi edhe kërkesën për debat për episodin në Rai3 dhe mos futjen e emrit të Sali Berishës në grupin parlamentar të PD.

I veshur në Kuvend me bluzën ‘lironi Berishën’ fillimisht i drejtohet kryeparlamentares Nikolla, e cila në mungesë të kryeministrit Rama u bë shënjestra kryesore e akuzave.

"Ti je përfaqësuese e narkoshtetit "  i tha kryetares sw Parlamentit.

Gjatë seancës deputeti Agron Gjekmarkaj hodhi akuza ndaj qeverisë pas emisionit të RAI për Shqipërinë.

“Unë besoj se PS është aset kombëtar, edhe pse jeni kundërshtarët e mi, por jam një individ përball zërave publikë që kërkojnë që e gjithë trupa politike të hetohet me lidhje me krimin e organizuar. Ata pyesin kush jeni ju, PS që duhet të ishte socialiste me shqiptarët, apo organizatë e lidhur me banditët, partia që matet me kundërshtarët, apo ajo që pret agimit të fitores pas natës së errët me kërcënime.

Jeni partia e gjuhës politike apo e ajo e miqve të enkrochatit. Dridheni ditën të flini natën, partia që djeg plehrat, apo inceneratori që djeg paratë. Jetojmë në një moment ku gjithsecili bën një sakrificë, dikush bindet, disa dorëzohen, të tjerë pranojnë kërcënimin. Sot është dita e ftesës, tjetra do jetë disa e pendesës, e vetmja që ka hequr dorë nga sakrifica është partia Socialiste. Më e lehta, të ikë të hapë rrugë qeverisë teknike”, tha Gjekmarkaj.

Akuzave të Gjekmarkaj, iu përgjigj ministri Ulsi Manja, i cili tha se i presin në zgjedhjet e ardhshme ku do i mundin edhe më thellë se në 2021. Ndërsa Manja po fliste, deputeti Flamur Noka iu afrua ministrit dhe i tha “Je Narkos asgjë më shumë”.

Ndërkohë, Manja iu përgjigj se arsyeja përse shqiptarët nuk e marrin seriozisht opozitën është se ndjekin akoma Sali Berishën.

“Flamur kthe gishtin te buzja se aty do i marrësh përgjigje”, i tha Manja, ndërkohë që Noka mbante veshur bluzën Free Berisha (lironi Berishën).

Manja: Ne jemi PS, jemi partia që është aset kombëtar dhe do jetë partia e shqiptarëve për shumë kohë.

Noka: Jeni narkos.

Manja: Ne jemi partia që qeverisim Shqipërinë me votat e shqiptarëve, partia e 10 mln turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për vitin 2023 dhe e kemi thyer Shqipërinë në destinacion turistik botëror.

Noka: Ju jeni qeveria narko-shtet. Jeni partia e Pëllumb Gjokës.

Manja: Jemi partia që iu presim në tapetin elektoral të 2025. Pyetjes se kush e qeveris Shqipërinë? E qeveris PS, me kryeministër Edi Ramën dhe që qetësisht dhe në mënyrë demokratike iu presim në zgjedhje.

Noka: Je narkos asgjë më shumë.

Manja: Jeni në të drejtën që të mblidhni llumin e thashetheme dhe ti sillni në Kuvend. Pse s’u marrin seriozisht shqiptarët. Se keni ngel një grusht këtu dhe 300 veta atje. Flamur kthe gishtin te buzja se aty do i marrësh përgjigje. PS është partia e 850 mijë zemrave të shqiptarëve, do jetë edhe në 2025 kur ne do ju mundim më thellë se në 2021.

 

 

 

Ora 12:06
‘Në rresht për një’! Deputetët e Rithemelimit ulen të gjithë në karrige sapo Gjekmarkaj merr fjalën! Garda liron foltoren

Pas skenarit të kaosit, deputetët e Rithemelimit u kthyen në vendet e tyre sapo fjalën e mori deputeti Agron Gjekmarkaj.

Ndërsa ata u ulën dhe Gjekmarkaj mbajti fjalimin, Nikolla i kërkoi gradës të largohet.

Ora 12:05
‘Foltoristët pushtuan foltoren’, Balla nga Kuvendi: Distancohuni nga non grata dhe dhuna

Nga foltorja e Kuvendit, ministri i Brendshëm Taulant Balla, u bëri thirrje deputetëve të Rithemelimit që të distancohen nga personat e shpallur 'non grata' duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke u ndalur tek propozimet që bëhen nga ana e opozitës, Balla tha se ato do të merren parasysh vetëm nëse vijnë në rrugë zyrtare.

“Zonja dhe zotërinj deputete, duke ju falenderuar për bashkëpunim dua t’ju informoj se kemi marr në konsideratë edhe propozimet që kanë ardhur nga opozita.  Nëse ato vijnë në rrugë zyrtare dhe jo duke pushtuar foltoristët, foltoren. Distancohuni nga ata të cilët pushtojnë me dhunë foltoren dhe djegin goma dhe nga ata që janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA”, tha ai.

 

Ora 11:51
Noka i merr mikrofonin Nasip Naços: Jeni parlament i narko shtetit! Përplaset me gardistin

Flamur Noka nuk ka lejuar deputetin socialist Nasip Naço që të mbajë fjalën në Kuvend.

Noka i mori mikrofonin teksa Naço fliste, ndërsa u përplas edhe me gardistin.

“Jeni parlament i narko shtetit”, tha Noka.

Ora 11:48
Bardhi bllokon foltoren e Kuvendit: Distancohuni nga krimi! Noka-Peleshit: Niko-Narkos

 

Deputetët e Rithemelimit vijojnë bllokimin e seancës plenare, ku nuk lejojnë që të mbahen fjalimet në foltore. Bardhi u bënte thirrje socialistëve që të distancohen nga krimi, ndërsa Nikolla i tërhoqi vëmëndje. 

Nga ana tjetër, 'Nikos-narko' e quajti Flamur noka ministrin Niko Peleshi.

Nikolla: Mos bërtit. Edhe s’të shkon zëri i ngritur, hollohet shumë.

Bardhi: Distancohu nga krimi.

Nikolla: Po të kërkoj qetësi dhe qytetari

Bardhi: Distancohu nga krimi.

Merr fjalën ministri Niko Peleshi

Bardhi: O përfaqësues i bandave

Peleshi: Ik ore mos u bëj qesharak.

Nikolla: Zoti Bardhi iu tërheq vëmendjen.

Noka: Niko-Narkos.

Ora 11:20
Tensione në Kuvend, rrëzohet kërkesa e Bardhit për mocion me debat për RAI! Opozita bllokon sërish foltoren, ndërpritet seanca

Opozita ka bllokuar sërish foltoren pasi kërkesa e Bardhit për mocion me debat u rrëzua me votën e socialistëve.

“Lironi foltoren të vijojmë me rendin e ditës”, tha Nikolla.

Seanca u ndërpre për herë të tretë.

Ora 10:56
Tritan Shehu përplaset me Nikollën: Nuk jemi në kohën e partisë së punës! Po goditet parlamentarizmi

 

 

Deputeti i PD, Tritan Shehu është përplasur në seancën e sotme me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla lidhur me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD.

Shehu tha se po goditet parlamentarizmi.

“Në kushtetutë dhe në rregullore nuk ekziston fjala parti. Nuk jemi në kohën e partisë së punës. Më lini që të flas, ju lutem. Që nga 10 shtatori keni bërë një komplot kundër demokracisë dhe kundër parlamentarizmit. Ajo që po bëhet është goditje e rëndë kundër parlamentarizmit. Nuk mund të pranohet kjo gjë”, tha ai.

 

Ora 10:56
'Turp të të vijë, je dhe burrë malësor', Nikolla përjashton Nokën nga seanca: Po kërcënon kryetaren e Kuvendit

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka, pas tensioneve në sallën e Kuvendit. 

Nikolla mes replikave të ashpra me Nokën i ka thënë këtij të fundit se nuk e kërcënonte dot.

Nikolla: Kërcënon kryetaren e kuvendit. Trup të kesh. Je dhe burr malësor ti. Turp të kesh. Të të vij zor nga vetja. Ti mua s’më kërcënon dot as intimidon, je i përjashtuar, lini sallën dhe respektoni rregulloren e kuvendit.

Ora 10:55
Spiropali: Ushtria e turpit opozitar, dilni jashtë dhe shtoni numrin e protestuesve

 

Ushtri e trupit opozitar e ka cilësuar ministrja Elisa Spiropali situatën e krijuar në Kuvend prej opozitës, të cilët kërkojnë kthimin e Berishës në grup, ndërsa akuzonin për narko shtet pas emisionit të RAI.

Me ironi, Spiropali i tha të dilnin jashtë dhe të mbushnin numrin e protestuesve.

Spiropali: Kjo që po bëni nuk quhet as opozitë. Kjo ka vetëm një emër, utopia. Ushtria e turpit opozitar. Ushtria e turpit të opozitarëve pa ide pa atdhe.

Noka: Narko-regjim

Spiropali: Të vini këtu të bllokoni foltoren, të fyeni. Me të parën tërhiqet vëmendja, tërhiqet dhe njëherë më pas nxirren jashtë kësaj salle, ose kalojmë në votim e mbyllim këtë seancë derisa këta të mësojnë të sillen dhe të vijnë në seancë

Ishte e parashikuar kjo që bërë nga RAI 3 etj. Nuk është hera e parë që ansambli utopia i ka bërë këto. Në 2009 flamur kur menduar që gjetët shkas ju për të djegur mandatet, nuk doni të kuptonit as atëherë, as tani se sapo kishte filluar dimri juaj. Nuk e kuptonit as në 2-19, se i besuat edhe vetë propagandës. Dilni jashtë të gjithë se shtoni edhe numrin e protestuesve jashtë. Është më mirë të dilni jashtë dhe të shtoni numrin e protestuesve se këtu jeni shumë pak.

Ora 10:32
Tensione në Kuvend, Nikolla-Nokës: Përfaqësues i non gratës! Garda në gatishmëri, 5 minuta pushim

 

Me tensione u zhvillua seanca plenare në Kuvend, ku opozita kërkon rikthimin e Berishës në grupin e PD. Flamur Noka kërkonte fjalën dhe u çua në Foltore duke e bllokuar. Nikolla i kërkoi të ulet në vend.

Nikolla: Ti je përfaqësuesi i një non grate.

Nikolla. Uluni në vend që t’iu jap fjalën dhe vazhdoni me qetësi.

Seanca u ndërpre për 5 minuta.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 09/06/2024 07:40

    Me siguri po te zgjidhet Noka kryeminister Shqiperia bohet perseri fanari ndriçues ne bote

    Përgjigju
  • Beni: 07/06/2024 12:26

    lexoni kodet e komunikimit te Flamur Nokes me grupin e themelimit per shkarkimin e enkelejd alibej nga keshilli i mandateve duken si chat sky po po ai duhet hek

    Përgjigju
  • Linda: 06/06/2024 18:43

    Dhurata Cupi te japi llogari te drejtesia shqiptare pastaj hajdutja tradhetarja deputete te kekrkoj llogari ne parlamentin shqiptar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim