1766227252_gazmentbardhi.jpg

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që në fillim të javës që vjen të thërrasë me patjetër mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës dhe provave të Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

"Zbatoni ligjin dhe rregulloren, dhe thërrisni menjëherë, në fillim të javës, mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë, për të dëgjuar argumentet dhe mbrojtjen që ka për të dhënë Belinda Balluku, si dhe për t’ia referuar seancës plenare vendimmarrjen për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut",- tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Bardhi: Prokurorët e SPAK thanë se Balluku po intimidon vartësit e saj që po bashkëpunojnë me drejtësinë! Bëhet fjalë për 11 tenderë korruptivë me vlerë 1.1 mld €