Bardhi: Udhëzimi i Arta Marku humbje kohe! Pa u ndëshkuar Dako e Gjiknuri nuk ka zgjedhje

Bardhi: Udhëzimi i Arta Marku humbje kohe! Pa u ndëshkuar Dako e Gjiknuri nuk ka zgjedhje

Partia Demokratike, përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, thotë se udhëzimet e kryeprokurores Arta Marku për menaxhimin e zgjedhjeve, para dhe pas mbajtjes së tyre, janë humbje kohe. Sipas Bardhit, Marku ka në tryezë dosje si 184 dhe 339 që kanë lidhje me dyshimet për shitjeblerje votash në 2016-ën në Dibër dhe në zgjedhjet parlamentare në 2017-ën, të cilat sipas tij nuk po zbardhen.

"Përfaqësuesja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme Arta Marku i ka mbi tavolinë dy dosje të krimeve mostruoze zgjedhore, nr. 184/2016 dhe nr. 339/2017. Po humb kohën kot me udhëzime e shkresa pa vlerë! Boll pengove hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të hajdutëve të zgjedhjeve, të kapur me përgjime të ligjshme të prokurorisë për krime të rënda.

Krime zgjedhore të rënda janë blerja e votave, kanosja e votuesve, presioni mbi administratën apo përdorimi i administratës për zgjedhje. Këto krime duhen ndëshkuar, pavarësisht nëse janë kryer nga Ulsiu, Damiani apo Vangjushi. Pa u ndëshkuar hajdutët e zgjedhjeve, nuk mund të ketë zgjedhje të tjera në Shqipëri. Boll më me lojra dhe propagandë. Kohë për drejtësi është tani!", shkruan Bardhi.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 25/06/2019 15:16

    Ke harruar 21 janarin rrugen e kombit gerdecin pa u ndeshkuar duhet ta filloni nga vetja juaj perpara pastaj fol per te tjeret

    Përgjigju
  • Labi: 25/06/2019 14:06

    O lepuri i PD_se!Per te qene i sakte ne qofte se ke pak ndergjegje dhe te jesh i besushem ,duhet te kishe thene:1_Pa u denuar Saliu,Likja,Mediu,Lulush Karabushi nuk do kete zgjedhje,do ta mbeshtesnim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës