Pas kthimit nga Amerika, Gazment Bardhi i është bashkuar Flamur Nokës në aksionin opozitar të Foltores. Pasi kanë çarë kordonin e gardës duke u futur në Kuvend me dhunë, me të hyrë në sallë i janë drejtuar duke bërtitur kryeministrit dhe ministrave. Siç shihet në video Gazment Bardhi i pari, i ndjekur më pas Flamur Noka e Asllan Dogjani kanë hequr xhaketat, duke i flakur tutje në Kuvend ndërsa me vrull të madh drejtohen nga kryeministri. Siç dëgjohet në video nga ana e deputetëve është përdorur fjalor fyes ndaj kreut të qeverisë.
Lajmi kryesor: