Bardhyl Agasi: Me Nanon
janë shumë deputetë të PS

Bardhyl Agasi: Me Nanon <br />janë shumë deputetë të PS
Ish-sekretari i marrëdhënieve me publikun në PS, Bardhyl Agasi në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" shpjegon arësyet e aderimit në lëvizjen e Nanos, duke thënë se me të fitohet në zgjedhjet e 2013. Ai tha se s'ka përçarje por është një bashkim.

Zoti Agasi, informacionet thonë se ju jeni përfshirë në lëvizjen e Nanos, e cila lindi pas refuzimit nga Rama që ta kandidojë për President. Sa e vërtetë është dhe pse tani...?
Unë nuk mendoj se bëhet fjalë për faktin se doli Fatos Nano dhe nuk u zgjodh president i Republikës dhe gjeta ta mbështes tani. Ndërkohë që jam i njohur si një mbështetës i hershëm i Nanos, nuk kam ngurruar që të shfaq rezervat e mija për drejtimin e PS liderit aktual të kësaj partie. Dhe shqetësimet e mija nuk i kam thënë nëpër kafene, por hapur në sy kryetarit të PS Edi Rama, në respekt të tij, të partisë sime e për të mirën e saj. Për fat të keq nuk kam pasur asnjë reagim për këto shqetësime të paraqitura nga ana ime me shumë korrektesë.

Pse tani kjo lëvizje, cila është shtysa...?
Gjatë këtyre viteve janë larguar figura me shumë kontribute në PS. Në këtë kuptim Rama ka bërë një gabim tjetër duke mos kandiduar Fatos Nanon, jo vetëm për vlerat e tij, përvojën politike por dhe transformimin e PS nga një parti staliniste që kishte trashëguar, në parti anëtare të Internacionales Socialiste dhe me orientim të thellë perëndimor e euroatlanik. Rama duke u nisur nga inate të vogla, duke mos u çliruar nga mentaliteti i ngushtë, që s'njeh asnjë respekt e mirënjohje për ish-kryetarin e PS, nguli këmbë që Nano të mos jetë kandidat për President. Por PS brenda e jashtë radhë të saj kishte pa fund kandidatë me vlera, akademike dhe personalitete me reputacion për vlerat e ndershmërinë e tyre, që mund të përballonte garën me kandidatët e paraqitur nga mazhoranca. S'mund të rrish në pozita pasive gjithnjë, s'duhet të bëjmë bojkote dhe të mos përballemi.

Ka akuza se lëvizja e Nanos mund të fusë PS në përçarje...?
Unë e mbështes plotësisht lëvizjen e Nanos, e cila nuk ka asnjë qëllim për futjen e përçarjes brenda PS, por qëllimi i vetëm i saj është për t'u bashkuar të gjithë dhe brenda alternativës socialiste, në mënyrë që më pas të zgjedhim më të mirët për të përballuar Berishën në sfidën elektorale. Në këtë këndështrim mbështes lëvizjen e Nanos, që është një lëvizje brenda PS dhe për shëndoshjen e PS. Ajo është një alternativë ballafaquese për të zgjedhur më të mirin që të fitojë zgjedhjet e ardhshme pasi janë në prag, ato kanë trokitur tashmë.

Po ju ishit kandidati për në Asamblenë Kombëtare, tani jeni koordinator sipas mediave, i lëvizjes së Nanos...?
Unë s'jam zgjedhur anëtar i Asamblesë së PS, pavarësisht se më respektoi e më nxori në krye të listës së kandidatëve për të më votuar. Por, pavarësisht se më respektoi në kandidim, ai më nxori jashtë liste duke sjellë e lënien time jashtë Asamblesë së PS. Unë s'jam shpallur koordinator i Lëvizjes së Nanos, por më vijnë papushim mesazhe nga Durrësi e komunat e këtij qarku. Nano ka mbështetje kudo. Kjo do gjejë një terren të favorshëm për përmirësimin e klimës politike në Shqipëri. Ne s'denigrojmë apo kryqëzojnë asnjë në parti, përkundrazi kërkojmë bashkimin, pasi në PS ka humbur zëri i së vërtetës.

Po lidershipi i PS akuzon 7 vjet Nanos kanë qënë vetëm kundër PS dhe në shërbim të Berishës...?
Fatos Nano duhet kritikuar për tërheqjen e këtyre shtatë viteve, ndoshta për të krijuar atë shkëputjen që do t'i jepte mundësinë për të kandiduar për President, por asnjëherë nuk i ka shërbyer Berishës dhe qeverisjes së tij. S'dua të kujtoj zgjedhjet e vitit 2005 kur Edi Rama në kulmin e fushatës shkonte në Shkodër dhe u thoshte qytetarëve se Nano ju ka mashtruar. Ndërsa paraqiste kandidatë kundërshtarë përballë kandidatëve socialistë për të humbur PS. U dogj sekretari organizativ i PS nga kandidatët e Ramës dhe përballja me ta në vitin 2005. Prandaj kjo lëvizje është një apel për të forcuar këtë parti. Njerëzit janë të trembur, pasi kanë frikë nga përçarja, por ne vetëm bashkojmë partinë për të garantuar fitoren në 2013.

Ka deputetë aktualë të PS në radhët e lëvizjes së Nanos...?
Natyrisht që ka, por janë të trembur dhe s'flasin hapur. Shumë deputetë shfaqin shqetësim për këtë gjendje në të cilën ndodhet PS dhe se Rama do t'i çojë nga humbja në humbje. Ai madje ka braktisur dhe aleatët, me të cilët duhet të ndajë gjithçka dhe të bashkëpunojë ngushtë për fitoren e PS në zgjedhje. Ka filluar organizimi, janë paraqitur njerëz të ndryshëm nga radhët e PS e jashtë saj. Këto dy tre muaj të verës do shërbëjnë për ngritjen e kësaj strukture alyernative brenda PS.

Po Rama ka deklaruar se Nano ka ikur, s'është më në PS..?
Rama bën një gabim gabim statutor kur deklaron kështu. Duhet t'ia thonë se ish-kryetari i PS, ish-Presidenti, ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-kryeministri, janë përjetësisht anëtarë të asamblesë kombëtare të PS. S'ka të drejtë jo ta përjashtojë, por as të shprehet se ka ikur ish-kryetar Nano nga PS.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Policia ndërhyn për t’i shpërndarë, militantët e Berishës përplasen me efektivët te sheshi Willson

Protesta e PD/ Policia ndërhyn për t’i shpërndarë, militantët e Berishës përplasen me efektivët te sheshi Willson