Bardhyl Reso: Si e njihja unë Bashkim Gazideden, besimtarin që u transformua në SHIK dhe kush ia hoqi prangat Berishës

Bardhyl Reso: Si e njihja unë Bashkim Gazideden, besimtarin që u transformua në SHIK dhe kush ia hoqi prangat Berishës

Bardhyl Reso i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV tregoi se si e njihte ai ish-kreun e SHISH, Bashkim Gazideden.

“Gazideden unë e kam njohur si një njeri inteligjent, profesor matematike, besimtar. Unë nuk mendoj se ishte i një klani pak ekstremist, mesa e gjykoj unë nga bisedat që kam bërë me të para 50 vjetësh.

Por fakti që mori SHISH-in duket se ky lloj shërbimi paska një mize që po u fute në atë shërbim ndryshon karakterin. Kjo është e keqja sa për interesat e shtetit, sa për interesat e shefit. Shumë njerëz që kanë qenë atje, kanë qenë negativë dhe në një farë mënyre dashje ose padashje ata ndikojnë se si do të vazhdojë puna e këtij sektori. Shumë përshtypje të keqe la SHISH.

Të gjithë ata që dhunoheshin nga simpatizantët e Sali Berishës, me urdhër të tij, kryheshin edhe nga funksionarë të ulët të SHISH. Mori ngjyrë tamam të një SHISH-i në shërbim të një diktatori të ri. Shumëçka bëhej nga SHISH dhe në emër të SHISH në ‘97-ën”, u shpreh Reso.

Bardhyl Reso: Berishës i duheshin vendosur prangat që në '97!

Bardhyl Reso u shpreh se Sali Berishës duhet t’i ishin vënë prangat që kur ndodhi ‘97-ta. Ai tregon me emra se kush ia “hoqi prangat” Sali Berishës në 1997-ën.

“Fatkeqësia më e madhe e ‘97-ës është që personat kryesore duhet të dënoheshin për atë situatë që u krijua në Shqipëri, përpara skemave piramidale dhe mbas tyre nuk u dënuan. Pse u lejuan skemat piramidale, kur diheshin dhe u dhanë porositë nga Banka Botërore dhe nga ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë që i këshilloi edhe Berishën dhe Meksin që shiko këto do të na sjellin probleme.

Edhe Berisha siç e dinë, thoshte paratë e shqiptarëve janë të ndershme. Fakti që personi kryesor që i ngriti piramidat, stimuloi ngritjen e tyre me ato fjalime që bënte për ndershmërinë për e paratë e shqiptarëve, që është arsyeja e parë pse shkuam në ‘97-ën dhe pastaj ai nuk që i zoti të mbante shtetin në situatën e pare politikë qe iu paraqit. Si e lejoi atë situatë? Ne atëherë kishim trupa ushtarake më shumë se tani.

Te gjithë urdhrat e gabuara që janë dhënë ne ‘97-ën, janë dhënë nga Sali Berisha. Nuk ka asnjë dyshim se vetëm ai mund të urdhëronte në atë situate emergjente që u krijua. Gabimi më i madh i ‘97-ës që pastaj çoi edhe në ‘98-ën, është se qeveritarët që erdhën në fuqi, disa të implikuar, disa më pak të implikuar, të gjithë në një farë mënyre bënë një marrëveshje të gabuar që e lanë Sali Berishën të vazhdonte jetën politike në Shqipëri.

Si është e mundur në një vend ku bie shteti komplet, me financa, me ushtri, me të gjitha, në mes të asaj rrëmuje u rizgjodh president i vendit. Këto gjëra vetëm në Shqipëri ndodhin. Sepse të tërë ata që e rrethonin, edhe ata që e mbanin veten kundërshtarë politikë të Saliut ne atë periudhë, nuk qenë aspak të tillë. Sepse ata mbas disa vitesh u bënë përsëri shërbëtorë të tij.

Të jap edhe emra. I pari gjeneral, komandanti me 6 yje, Arben Imami, doli kundërshtar i urdhrave që dha qeveria atë kohë, pavarësisht se ishin të gabuara apo jo, mbas disa vitesh bëhet shef i kabinetit, dhe ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë kur Shqipëria hyri në Nato. Fat i madh të kesh Arben Imamin ministër të Mbrojtjes, kur Shqipëria bëhet atëherë pjesë e NATO-s.

Me vjen keq edhe për intelektuale të tjerë si Neritan Ceka. Berisha dha urdhra nga më të rëndat, dhe kur erdhi puna ata donin të bënin prapë marrëveshje me te. Saliu duhet të izolohej dhe përjashtohej nga marrëveshja që bënë forcat politike për ristabilizim e vendit. Berishës duhet t’i ishin vënë prangat, ata e futën në diskutime”, u shpreh Reso./Dritare.net

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë