Bardhyl Rexha: Kur tradita 
familjare përcillet tek fëmijët

Bardhyl Rexha: Kur tradita <br />familjare përcillet tek fëmijët
TIRANE- Vetë historia e jetës së tij e ka bërë të jetë një mjeshtër në disa zanate, por sot ai gjendet mes djemëve të rinjë në një punishte ku çdo pjesë druri e palete transformohet dhe merr kuptim. Ky është marangozi 67 vjeçar Bardhyl Rexha, i cili edhe pse mbi supe mban një eksperiencë të gjatë vazhdon të punoj me të njtin ritëm. Në këtë intervistë mjeshtri i drurit nuk guxon të na tregoj dhe raportin e mrekullueshëm që ka me akritekten e famijes së tij.
 
Sa kohë ka që merreni me këtë punë?
Që në moshë të re ne punonim në mirëmbajtjet e ambienteve të shtëpisë si çatia apo rrethimi prej druri. Pastaj me ikjen në ushtri e përvetësuam akoma më shumë këtë zanat, madje kujtoj që kam punuar edhe si hekur kthyes sepse ajo kohë atë na ofronte.

Në atë kohë thuhej që njeriu duhet ti bënte të gjitha, sidomos meshkujt e shtëpisë. Dhe në fakt, kjo motot se duhet ti bëj të gjitha punët më ka ndihmuar gjithë jetën duke përvetësuar jo vetëm zdrukthtarinë, por edhe profesione të tjera. Pasi morëm shtëpinë vendosëm ta veshnim ku shumica mbizotëronte druri. E nisëm me bufenë dhe bibliotekën dhe pastaj dhe me orenditë e tjera brenda shtëpisë. Çdo gjë në fillim nisi me shtëpinë tonë duke i dhënë jetë më larg kësaj iniciative.
 
Pra, sot ju keni ngritur një punishte ku ju keni dhënë një mundësi shumë të mirë punësimi shumë djemëve të rinj. Një model që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët?
Në fakt, brezi i ri duhet të përfitoj nga ne për të vënë në zbatim idetë që ne kemi realizuar për vite me radhë. Plus duke parë dhe ecurinë e teknologjisë, të rinjtë mund të bëhen shumë më të aftë se mësuesit. Të gjithë të rinjëve që vijnë nga bankat profesionale, ne ju falim eksperincën dhe dijet tona që ne i kemi fituar. Në profesionin e zdruthktarisë e rëndësishme është të kuptosh edhe vizatimin.

Mundohem t’iu shpjegoj të gjitha proceset e përpunimit të drurit, sidomos në ato detaje që e shikojnë se kanë mungesë në anën teaorike. Ndërsa, në praktikë dalë nga dalë filloj dhe ju tregoj mënyrat e përpunimit të drurit. Pra, në këtë punishte gjërat ecin shkallë shkallë deri sa arrijmë të finalizojmë dhe objektet që ne i kemi skicuar në fillim, pastaj i kemi vënë në zbatim.
 
E keni të lehtë apo të vështirë të punoni me vajzën tuaj?
Unë e kam shumë të lehtë, Pezana e ka të vështirë. Megjithse me kalimin e viteve ne i qëndrojm besnik qëllimit të punishtes sonë, prandaj ky është dhe çelsi i suksesit që kemi patur në këtë bahskëpunim familjar.
 
Si arrihet të vihet në jetë ana profesionale juaja në bashkëpunim me idetë e reja që Peza ofron si arkitekte?
Kjo është kryesorja! Në qoftë se nuk ka fantazi nuk ka të ardhme nuk ka punë. Sot, e nisim me një punë të thjeshtë, nesër diçka më të vështirë deri sa të bëhen specialistë. Çdo gjë do kohë. Por, e mira është se atë çka ne dimë ata ti mësojnë dhe ti krijojnë një mundësi të mirë vetes. Nëse brezi i ri i djemëve dhe vajzave merr nga brezi i vjetër e ardhmja do të jetë shumë herë më e mirë për ato.
 
Nga një bashkëpunim mes familjes tashmë ju keni një punishte ku keni punësuar djemë të rinj...?
Mundësitë ndoshta janë dhe më të mëdha, por punët bëhen hap pas hapi. Edhe pse këtu shikoni më shumë të rinjë, disa prej tyre janë familjar dhe më këtë punë arrijnë të mbajnë familjet. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel