Bardhyl Selimaj, jeta në timon
mes presidentëve e ministrave

Bardhyl Selimaj, jeta në timon<br />mes presidentëve e ministrave
TIRANE- Po flasim me një ushtarak. Dyzetë vite nën drejtimin e makinave më të mira të kohës, por mbi të gjitha me njerëzit më të rëndësishëm të shtetit  i ka kaluar në rrugë të gjata, të rëndësishme dhe shumë sekrete. “ Makina është zyrë më vete”, shprehet me vendosmërinë që bëhet edhe më e theksuar nga hija e rëndë e ushtarakut.  Bardhyl Selimaj është 63 vjeç dhe për më shumë se 40 vite është shofer i institucioneve më të rëndësishme dhe krerëve më të lartë të shtetit Shqipëtar. Ai është modest, nuk i pëlqen të tregojë shumë për meritat apo vështirsitë e punës që ka bërë por nuk e mohon se marrdhëniet me të gjithë personalitetet që ka shoqëruar i ka të shkëlqyera.    

“ Shefat e mi, ja linin me gojë njëri-tjetrit kur dorëzonin postet edhe emrin tim si shofer të zotin dhe njeri të besuar”, tregon për Shqiptarja.com Bardhyli. Nga viti 1973 kur me propozim të gjeneralit Muharrem Kokomani j’u dha makina GAZ 51  dhe mori detyrën si shofer ekspeditor i Shtabit të Përgjithshëm, jeta e tij do të ndryshonte përgjithmonë. Familja është përkushtimi më i rëndësishëm por me ta, për shkak të detyrës, ka ngritur një barrier në të cilat nuk mund të depërtojnë sekretet e profesionit.

“Formimi im si ushtarak më ka mësuar që parimin kryesor “S’di gjë. S’kam parë gjë. S’kam dëgjuar gjë”, ta zbatoj edhe në gjithë profesionin tim të  shoferit madje edhe në familje”, rrëfen njeriu i sekreteve të rëndësishme. I mban mend të gjithë titullarët që ka shoqëruar, duke filluar që nga Niko Shuli, Niko Zaka, Simon Ballabani, Halim Hyseni, Perikli Teta dhe duke vazhduar me Shefin e Zyrës së Natos z. Reis Naider dhe presidentin Alfred Moisiu.
Është e vështirë t’i nxjerrësh ndonjë nga situatat me personalitetet që ka shoqëruar pasi, për secilin edhe pse mund të dijë shumë, rezervohet të tregojë.

Njohja me Moisiun
Në vitin 1992 kur u krijua Qeveria e Stabilitetit, ish-Presidenti Alfred Moisiu, në atë kohë u bë Ministër i Mbrojtjes në qeverinë teknike. “ Nuk di të them nëse ja kanë sugjeruar si emër, apo ishte një zgjedhje rastësore, por unë për Presidentin kisha një respekt shumë të madh, për sensin shumë të theksuar njerëzor dhe formimin ushtarak që kishte”, tregon Bardhyli për ish-Presidentin Moisiu, të cilin asnjëherë nuk e thërret në emër. Në atë kohë përdorte një makikën të tipit Fiat 125 Polak.

“ Edhe pse një makinë shumë e mirë, ajo ishte e vogël dhe jo shumë e rehatshme  për Presidentin”, na tregon Bardhyli. Mësojmë se për shkak të trupit të plotë dhe të mbushur të zotit Moisiu, atij i duhet që në udhëtime dorën ta mbante jashtë në dritare për të qënë më i lirshëm. Për pesë vite me rradhë, Bardhyli ishte shoferi personal i Moisiut deri në kohën kur ish-Presidenti u bë President i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut dhe u largua nga Ministria e Mbrojtjes. Por marrëdhënia vazhdoi për të gjitha vitet e Presidencës të Moisiut dhe vazhdon ende në ditët e sotme, kur ish-Presidenti drejton “Fondacionin Moisiu”.

Është personaliteti më i spikatur dhe më i respektuar për të, dhe siç thotë Bardhyli, ushtaraku dhe Presidenti më i mirë që ka pasur ky vend. E vetmja herë kur njeriut të sekreteve i është dashur të punojë me një të huaj ka qënë viti  1999.  Rejs Naider ishte caktuar si Shef i Zyrës së Natos në vendin tonë dhe kishte kërkuar që Bardhyli të ishte shoferi i tij personal. Këtu 63-vjeçari duket se fillon të tregojë më shumë ngjarje dhe momente gazmore gjatë punës. “ Një herë z.Naider më kërkoi që atë bashkë me disa përfaqësues Turq, Hungarez dhe Grek ti shoqëroja për në Lezhë dhe Krujë.

Ishte një situatë e sikletshme për mua, por m’u desh t’i jap një përgjigje të shkurtër dhe të prerë. Sot do t’ju çoj në Lezhë, në varrin e Skënderbeut sepse kalaja e Krujës është e mbyllur”, tregon shoferi me buzëqeshjen që ja shkakton rikthimi në mendje i kësaj historie. Mes humorit të hollë, tregon se nuk do t’i çonte dot në Krujë, pasi do e kishte të vështirë ti shpjegonte se heroi ynë kombëtar kishte luftuar me vendet e secilit prej personaliteteve që mbante në makinë. Tani që vazhdon të punojë me ish-presidentit Moisiu ajo që e shqetëson është fakti se shteti nuk vendos të paktën një truprojë për ish-krerët e shteteve.

“Para pak kohësh në një rrugë për në Kosovë kam bërë udhëtimin më të sikletshëm të jetës time. Isha në makinë me dy presidentët Moisiu dhe Mejdani, pa pasur asnjë shoqërues dhe gjatë gjithë rrugës lusja zotin që të mos na dilte asnjë pengesë pasi përgjegjësia që ndieja ishte shumë e madhe”, tregon Bardhyli. Jeta e tij s’mund të ketë kuptim pa makinën, pa zyrën e tij të vogël që mbart sekretet e mëdha të shtetit Shqipëtar.

Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK