Barella, besniku i Interit! Refuzon 140 milionë euro nga Arabia Saudite

Barella, besniku i Interit! Refuzon 140 milionë euro nga Arabia Saudite

Nicolo Barella

Al Hilal në Arabinë Saudite ka bërë një ofertë 'shokuese' në drejtim të Nicolo Barellas, mesfushorit të Interit. "Sport Mediaset" bën me dije se në merkaton e janarit 2025, mesfushori e refuzoi atë me mirësjellje, duke treguar edhe besnikërinë ndaj zikaltërve. Rreth 140 milionë euro ishte oferta e parë.

Por asgjë nuk mbaron me kaq, pasi arabët kanë shtuar shifrat dhe sërish në verë do propozojnë një pagë prej 351 milionë eurosh për mesfushorin. Në Itali janë të sigurt se Barella nuk tundohet nga shuma e majme dhe se ka vendosur sërish të vijojë të jetë pjesë e projektit të Interit.

Besohet se Al Hilal do i propozojë Barellas një marrëveshje katër vjeçare me shumën e majme në fund të saj, duke e bërë atë italianin më të paguar në histori; duke kaluar edhe Graziano Pelle, i cili në Kinë fitonte 15 mln euro në sezon.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

16 vite në NATO/ Vëngu përkujton hyrjen në Aleancën Euroatlantike: Rrugëtim i mbushur me sfida

16 vite në NATO/ Vëngu përkujton hyrjen në Aleancën Euroatlantike: Rrugëtim i mbushur me sfida