Inter ka mbyllur gjithçka për transferimin e katërt në këtë merkato vere. Pas Diego Godin, Valentino Lazaro-s dhe Sensi-t, sot është dita e Nicola Barella. Mesfushori i Cagliarit ka mbërritur në Milano prej disa orësh dhe pas vizitave mjekësore do të firmosë kontratën.
Operacioni në total Interit do t’i kushtojë 45 mln euro, por fillimisht 22-vjeçari do të meret në formë huazimi për 10 mln euro. Verën e adhshme në klubin e Cagliari-t do të derdhet edhe kësti më i madh, 35 mln euro, ndërsa në kontratë janë parashikuar edhe disa bonuse.
Për Barella negociatat morën shumë kokë, madje në një moment ndërhyri fuqishëm Roma, por dëshira e futollistit bëri diferencën. Sot gjatë vizitave mjekësore ai ka thënë vetëm pak fjalë, por me shumë kuptim: “Jam shumë i lumtur.”