ITALI - Një sasi prej 47 kilogramë marijuanë është sekuestruar, ndërsa dy shqiptarë janë vënë në pranga nga "Guardia di Finanzia" në Bari të Italisë. Në sajë të një operacioni të "Guardia Di Financia" së bashku me autoritetet doganore është bërë ndalimi dhe kontrollimi i një makine tipi “Fiat Multipla” në të cilën ndodheshin dy shqiptarët të moshës 46 dhe 28 vjeç. Makina me drogë ishte nisur nga porti i Durrësit.

(Foto nga momenti i sekuestrimit të marijuanës në Bari)
Droga, e cila po transportohej drejt Italisë, nëse do të hidhej në treg do të arrinte shifrën prej 450 mijë eurosh. Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur me kujdes nën dyshemenë e makinës së shqiptarëve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com