Në edicionin e tij të 3-të, eventi do të mbahet në mjediset e sallës së re të "Fiera del Levante" të Barit dhe synon bashkimin e rrjetit të produkteve të grurit, seksionin e transformimit dhe përpunimit të lëndëve të para, paketimin dhe arredimin në të njëjtin vend, duke ofruar mundësi konkrete biznesi, veçanërisht në tregjet ndërkombëtare.
"Levante PROF" vitin e kaluar u ndoq nga mbi 250 ekspozues dhe mbi 20.000 operatorë profesionistë. Ajo do të promovohet në Italinë jugore, Ballkan, Mesdheun juglindor, Afrikën e Veriut, ku pritet një rritje prej 20% e ekspozuesve dhe vizitorëve në krahasim me edicionin e kaluar. Në prezantimin e risive në fushat përkatëse, do të ketë edhe një program ta pasur eventesh, si dhe gara e konkurse, ku mjeshtra të mëdhenj të fushës mund të sfidojnë njëri-tjetrin në kompeticione të nivelit të lartë. "Pesë ditët, tha Ezio Amendola, organizator i 'Levante PROF' janë nën shenjën e suksesit. Qëllimi ynë është t`u japim profesionistëve të industrisë ushqimore mjete për ta kthyer krizën në mundësi zhvillimi".
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)