TIRANË - Një 18-vjeçar është shoqëruar si autori i incidentit të ndodhur me autobusin ku udhëtonte ekipi i kombëtares serbe nga aeroporti i Rinasit drejt Tiranës për tu akomoduar në hotel “Sheraton”. Policia e Tiranës tha se minoreni me inicialet M.Q është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 3. I riu u mor në pyetje nga hetuesit për më tepër se tri orë në ambientet e komisariatit nr.3 pas kryerjes së procedurave ndaj tij, policia la të lirë 18-vjeçarin ndërsa ndaj tij u referua ndjekja penale në Prokurorinë e Tiranës.
Autobusi me të cilin vinin drejt kryeqytetit futbollistët e ekipit serb u qëllua me gurë. Në videot e publikuara për këtë incident duket se autobusi është qëlluar nga një person që qëndron në anë të rrugës, mbrapa shpinës së efektivit të policisë. Në video dëgjohet zhurma e gurit në xhamin e autobusit, që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të personave të pranishëm në vendngjarje. Identifikimi i të riut u bër pikerisht nga pamjet e disa kamerave amatore të cilat kishin filmuar gjithçka kishte ndodhur në afërsi të “Zogut të Zi”.
Dëshmia
18 vjeçari me iniciale M.Q ka deklaruar para efektivëve të policisë se ai ka qëlluar i vetëm mbi autobusin ku ndodheshin sportistët e kombëtares serbe. Më tej, i riu ka shtuar se këtë gjë nuk e kishte menduar më parë, por sipas tij ka qenë diçka e momentit. Ai ka sqaruar se gurin e ka hedhur në drejtim të autobusit, por pa qëllim të keq.
“Isha i vetëm kur qëllova drejt autobusit. Kur qëllova mbi të ishte diçka që e mendova për momentin, nuk e kisha planifikuar më parë. Gurin e hodha në ajër pa asnjë qëllim, por ai kapi mbi autobusin”, mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij, 18 vjeçari i arrestuar. Gjithashtu, mësohet se gjatë arrestimit të tij, M.Q nuk ka pasur vete asgjë të dyshimtë, si armë apo thikë.
Por kush është 18 vjeçari M.Q?
M.Q është lënë jetim që në moshën 4 vjeçar në ambientet e shtëpisë së fëmijës në Tiranë. në këtë banesë, M. jetoi për disa vite me rradhë. Mësohet se gjatë kohës që i riu shkonte në shkollë, punonte ku të mundej e çfarë të gjente. Mësohet, se ai është i komunitetit rom dhe për disa vite me radhë ka punuar si bari sa për të siguruar bukën e gojës. Ndërkohë, burime nga policia bënë me dije se, 18 vjeçari me iniciale M.Q nuk është një emër i pa dëgjuar për ta. M.Q është një person me precedent të mëparshëm penal i cili është akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Incident diplomatik?
Incidenti u raportua menjëherë nga mediat serbe ndërsa Federata e tyre e Futbollit kërcënoi për bojkot të ndeshjes nëse ngjarje të tilla do të përsëriteshin. Madje për këtë incident është informuar edhe UEFA.
Rama: Ka ende per te bere
Ndërkohë kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama shprehu sot keqardhjen për këtë incident, duke thënë se rreziku i nacionalizmit është i pranishëm në të dyja vendet fqinje dhe ndaj duhet punuar edhe më shumë për bashkëjetesën mes dy popujve.
“Më vjen shumë keq që dje një djalë 14-15 vjeç hodhi një gurë drejt autobusit të Serbisë dhe kjo tregon se sa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata juaj mbart me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell me vete ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit të urrejtjes dhe përjashtimit është i pranishëm gjithmonë. Prandaj na duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë për edukimin për njohjen e vlerave të bashkëjetesës ashtu siç na e kanë mësuar ne të parët tanë jua kanë mësuar”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit sot në kryeministri me studentë serbë dhe shqiptarë.
Mirkov: Nuk rrezikojmë lojtarët nga huliganët shqiptarë
Pas incidentit, shefi i sigurisë të federatës serbe ka paralajmëruar se nëse do të ketë dhe një incident tjetër lojtarët serb nuk do të futen në fushë. Milivoj Mirkov ka thënë se gjithë po bëjnë përpjekje të mëdha për të parandaluar ndonjë incident, megjithatë sipas tij duhet më shumë siguri për lojtarët serb.
“Ne jemi të gjithë të shqetësuar për incidentin dhe kërkojmë që situate të tilla të shmangen. Ne kërkojmë garanci shtesë dhenë varësi të zhvillimeve që do ndodhin ne do marrim masat tona. Nuk rrezikojmë lojtarët nga huliganët shqiptarë", deklaroi tha Mirkov.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com