I ftuari në rubrikën “Të gatuajmë së bashku më zonjën Tefta” ishte Ilir Dushkaj, Barmen. Iliri është i njohur në Shqipëri për krijimin e koktejleve më të veçanta. Ai ka futur kombinime dhe shije të pijeve të përziera në mënyrën e tij të të bërit koktejl në Shqipëri.
Por, Iliri përveçse është një profesionist në krijimin e koktejleve është dhe një kuzhinier i zoti që në kohën e tij të lirë gatuan dhe në shtëpi. Gjatë puntatës së sotme në kuzhinën e zonjës Tefta, Iliri u shpreh se gatimi është dashuria e parë e tij. "Në rradhë të parë është dashuria ime për gatimin më pas koktejlet e pijeve. Koktejli është puna ime ndërsa gatimi është pasioni im", u shpreh Iliri.
Dy ishin recetat të cilët u përgatitën nga Iliri. Me një stil delikat dhe të kujdesshëm gatimet e Ilirit me aromë dhe shije të freskët u servirën në tryezën e kuzhinës.

Gjatë përgatitjes së recetave ai ndau me amvisat dhe këshillat e domosdoshme të produkteve ushqimore që ai kishte përzgjedhur që të kombinonte së bashku.
Elementi që nuk i shpëtoj Ilirit si profesionist koktejle pijesh ishte vera e cila nuk kishte si të mungonte në gatimin e tij.

Receta e parë që u përgatit nga Iliri ishte rradhiqe me oriz.
Orizi është një produkt që mund ta gatuani me të gjitha llojet e perimeve, ndërsa Iliri kishte zgjedhur që këtë produkt ushqimor ta bashkonte me perimen e rradhiqes e cila falë ngjyrës së saj vjollcë i dha pamje të bukur pjatës.
Ndërsa receta e dytë Parmixhana u servir e shijshme dhe e shpejt falë dhe produkteve të kombinuara në të. Djathi Mocarela në kombinim me palltixhanin, domaten e qepën duke u pjekur në furrë dolën një gatim që përveçse i shëndetshëm edhe me stil e shije të veçantë.

Duke dhënë këshillat e mënyrës së gatimit të të dy recetave për të gjitha amvisat, të cilat nëpërmjet ekranit të A1 Report, mund t`i përgatisin dhe këto receta që serviren të thjeshta për t`u gatuar por edhe të shpejta.
Receta: "Rizoto me rradhiqe"
Hurdhër
Qepë
Gjalp
Rradhiqe e kuqe
Verë
Oriz

Receta: "Parmixhana"
Palltixhan
Vaj ulliri
Qepe
Domate të freskët ose salc domate
Hurdhër
Djath mocarela
Borzilok
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com