Barnat me rimbursim, kush përfiton

Barnat me rimbursim, kush përfiton
Nëse paguani kontributet shëndetësore dhe jeni të pajisur me një librezë shëndetësore, atëherë mund të përfitoni falas ose me një kosto fare të vogël një pjesë të madhe të shërbimeve shëndetësore, si dhe barnat e listës së rimbursueshme. Për vitin 2012, në listën e barnave të rimbursaueshme janë 413 medikamente. Por kush përfiton dhe cilët janë kategoritë e sëmundjeve që mund të marrin falas medikamentët e listës me rimbursim?

Pensionistët, fëmijët 0-12 muajsh, invalidët e plotë, invalidët e luftës, veteranët, të verbrit dhe jetimët përfitojnë 100 për qind alternativën e parë të listës së barnave me rimbursim, falas, pra u rimbursohet 100 % e vlerës së ilaçit. Ndërsa personat e tjerë që kanë librezë shëndetësore ërfitojnë një vlerë të rimbuirsimit nga 50-85 për qind të recetës.

Nga të dhënat e ISKSH vihet re një rritje e përfituesve, madje në shumë raste edhe dyfishim të pacientëve të trajtuar me barna me rimbursim. Sipas Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor që mbulon këtë listë, arsye të tjera për shtimin e përfitimeve lidhen me ndryshimet e sëmundëshmërisë kronike (rritjes së saj në skemë me përfitues të rinj); ndryshimet e terapive me barna alternative më të shtrejta si dhe një fenomen gjithnjë në rritje është ai i shtimit në skemë të emigrantëve të kthyer tashmë në vend.

 Ata kërkojnë menjëherë të përfshihen në skemë pasi kanë një ndjeshmëri më të lartë falë eksperiencave në vendet perëndimore ku kanë jetuar. Përfitimet nga rimbursimi i barnave janë rritur nga 3.5 miliard lek në 2007, në 6.9 miliard lek për 2011; ndërsa për 2012 është rreth 88 miliardë lekë. Aktualisht kjo listë ka 413 medikamente, ndryshe nga një vit më parë që kishte 420.


Shkrimin e plotë e gjeni në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com, 17 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital