Barnat, QKB: Në treg 2 mln pulla pa
TVSH, vetëm 10 subjekte me shkelje

Barnat, QKB: Në treg 2 mln pulla pa<br />TVSH, vetëm 10 subjekte me shkelje
TIRANE - Qendra e Kontrollit të Barnave deklaron se ka nisur inspektimin në terren për zbatimin e udhëzimit për tregtimin e ilaceve pa 10% e TVSH ku në dy javët e para të monitorimit të tregut rezultojnë vetëm 10 subjekte me shkleje. Për këto subjekte sipas shefes juridike pranë Qëndrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Migena Rizaj janë marrë masat administrative. Po ashtu Rizaj deklaroi se deri në këto momente janë hedhur në treg 2 milione pulla pa TVSH për barnat e reja, e njëkohësisht i bën thirrje farmacive të respektojnë shitjen me cmimet e reja.

“Që nga data 1 Prill 2014 rezultojnë të hedhura në treg mbi 2 milionë pulla pa TVSH, të cilat i përkasin barnave të importuara dhe prodhimit vendas. Nga ana tjetër QKKB ka filluar edhe monitorimin e stokut të barnave me TVSH në farmaci që të gjithë qytetarët të marrin baran pa TVSH. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë ngritur grupet e punës për monitorimin e situatës në rrjetin farmaceutik. Rezultojnë se gjatë 48 orëve të fundit, në kontrollet e ushtruara në Tiranë janë verifikuar mbi 150 subjekte nga të cilat vetëm në 10 raste janë kontratuar shitja e barnave të stokut me TVSH. Për të gjitha këto subjekte që janë evidentuar me shkelje do të merren masat administrative në zbatim të ligjit për barnat”, tha shefja juridike pranë Qëndrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Migena Rizaj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'