Baronesha Anelay:Kosova duhet të
mbajë fjalën për Gjykatën Speciale

Baronesha Anelay:Kosova duhet të<br />mbajë fjalën për Gjykatën Speciale
Baronesha Anelay gjatë vizitës së saj në Kosovë ka theksuar edhe njëherë se Kosova duhet të mbajë premtimin për themelimin e Gjykatës Speciale.

Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësuesja speciale për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, tha se se me të gjithë krerët e shtetit që do të takohet sot do të flasë për Specialen dhe se ka ardhur në Kosovë me një mesazh të qartë.

“Mesazhi im është i qartë. Kosova ka dhënë një mesazh të qartë si shtet që dëshiron të jetë aktiv në arenën ndërkombëtare dhe komuniteti ndërkombëtar pret ta sheh që Kosova është duke e mbajtur fjalën. Për ta mbajtur fjalën duhet ta themelojë gjykatën speciale dhe ti tregojë botës se Kosova dëshiron të pranohet në organizatat ndërkombëtare si shtet fuqiplotë dhe me të drejtat e veta”, ka thënë Baronesha Anelay gjatë takimit që pati me presidenten e Kosovës

Ndërsa presidentja Jahjaga ka thënë se çdo shtyrje për themelimin e gjykatës nuk do t’i kontribuojë proceseve zhvillimore të shtetit- raportojnë mediat kosovare

“Qëndrimi im ka qenë i qartë që nga fillimi që ne e kemi marrë një obligim ndërkombëtar që duhet ta përmbushim. Duhet njëherë e përgjithmonë ta përmbyllim këtë kapitull sado që duket i rëndë për shoqërinë tonë”, tha presidentja.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës