Barra fiskale 2017, kush paguan më shumë dhe më pak në Shqipëri

Barra fiskale 2017, kush paguan më shumë dhe më pak në Shqipëri

Foto ilustruese

Sipas Qendrës studimore Altax, barrën më të lartë tatimore në Shqipëri e përballojnë banorët e Qarkut të Tiranës, ku niveli i taksave dhe tatimeve rezulton të jetë 9 herë më i lartë se ai i vendit të dytë, Durrësi. Ndërsa Qarku ku paguhet më pak është Kukësi, por barra tatimore aty rezulton e rritur në këtë zonë gjatë vitit 2017.

Më të taksuarit
Studimi konstaton se barra tatimore më e lartë vijon edhe për vitin 2017 në Qarkun e Tiranës, me 27.8% të Prodhimit Bruto të tij, por me një rënie 1.6% të PBB-së krahasuar me 2016. Ndërkohë, të ardhurat e pushtetit vendor të Tiranës janë deri në 9 herë më të larta se qyteti i dytë me të ardhura vendore të larta, Durrësi.

Qarku i Durrësit, mban vendin e dytë për barrën më të lartë me një peshë sa 26.1% e PBB-së rajonale. Në krahasim me 2016 ka një rritje të peshës së barrës tatimore me 2.2 % të PBB-së.

Qarku i Vlorës (pa Sarandën), për vitin 2017 mban vendin e tretë për nivelin e lartë të barrës tatimore në raport me PBB-në rajonale edhe pse ka rënie të peshës së saj krahasuar me 2016 me 1.2% të PBB-së. Vlora ka ulje në renditje në krahasim me vitin 2016-ën.

Gjirokastra si qark që ka një ndikim në sektorin e tregtisë kombëtare për shkak se mbetet një portë e rëndësishme e importeve të jugut të vendit nga Greqia ka patur një rritje të barrës tatimore me 3.9 % të PBB-së më tepër. Në Qarkun e Korçës  barra tatimore në 2017 është 2.5% e PBB-së më lart se viti i kaluar.

Qarku i Shkodrës këtë vit qëndron me një barrë tatimore më lart se mesatarja e barrës tatimore të vendit. Shkodra është ngritur tre pozicione më lart duke u renditur në vendin e gjashtë për nivelin e barrës tatimore të lartë në vend. Shkodra ka një performancë të mbledhjes në rritje me të paktën 5% të PBB-së më lart se viti i kaluar.

Qarku i Lezhës është në vitin 2017 për barrën tatimore që mbart në vendin e shtatë, pasi është 0.3% të PBB-së më lart se barra tatimore mesatare e vendit për 2017. Mbledhja e tatimeve dhe taksave qendrore dhe vendore ka një rritje me 2.9% të PBB-së.

Sipas Altax, formalizimi i ekonomisë dhe ulja e nivelit të evazionit për të gjithë këto qarqe është një problem ende i padresuar ashtu si nevojitet.

Më pak të taksuarit
Studimi i Altax evidenton se barra tatimore më e ulët vijon të jetë edhe në 2017 në qarkun e Kukësit, me një tregues të barrës në nivelin 20.9% dhe poshtë mesatares së barrës tatimore të vendit. Për vitin 2017 ka rritje të saj me 6.8 % krahasuar me 2016.

Qarku i Fierit, i cili në vitin e mëparshëm ishte në vendin e 8-të me një barrë tatimore sa 20.2% e PBB-së rajonale, në vitin 2017 ka shkuar në një pozicionim me katër vende më poshtë, edhe pse ka rritje të lehtë të mbledhjes së tatimeve me 0.9% të PBB-së rajonale. Fieri, si një qark me një vlerë të shtuar dhe peshë në ekonominë e vendit me të paktën 12.5% të PBB-së ka një nivel të barrës tatimore të ulët dhe poshtë kapaciteteve fiskale të mundshme.

Qarku i Dibrës është ngjitur një pozicion më lart në krahasim me një vit më përpara për shkak të një barre më të lartë tatimore me 7.1 % më tepër. Qarku i Elbasanit ka zbritur 5 vende më poshtë për arsye të një performance më të dobët se qarqet me kushte dhe ambjent ekonomik të ngjashëm me të. Në vitin 2017 ka një rritje të barrës tatimore me 1.1% të PBB-së.

Qyteti i Sarandës, për specifikën e një qyteti të madh të rivierës turistike bregdetare është futur në llogaritjen dhe renditjen sipas barrës edhe pse nuk përfaqëson Qark, por vetëm një Bashki. Me hyrjen e parë në këtë listë, Saranda mban në 2017 pozicionin e 9-të duke u renditur si qytet me barrë të ulët tatimore. Qarku i Beratit, megjithë spostimin me dy vende më lart në krahasim me vitin e kaluar, përsëri ka ruajtur një barrë tatimore më poshtë se barra tatimore mesatare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë