Barrierat në autostradë/ Hapet rruga, qarkullimi me dy korsi, nesër sërish punime, devijohet trafiku

Barrierat në autostradë/ Hapet rruga, qarkullimi me dy korsi, nesër sërish punime, devijohet trafiku

Vendosja e barrierave ne autostrade

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se prej orës 17:30 të pasdites së sotme qarkullimi nga Durrësi në drejtim të Tiranës bëhet normalisht pas përfundimit të punimeve për vendosjen e ndarëseve mes korsive. Ndërkohë që nesër do të punohet në sensin nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe qarkullimi do të bëhet me një korsi.

“Përfundoi vendosja e barrierës mbrojtëse - guardrele tek Fordi km 7.3. Sot në orën 17:30 hapet rruga dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me 2 korsi në drejtim të Tiranës. Nesër datë 27.01.2019 në orën 8:00 vijon puna për vendosjen e guardrelave tek City Park km 8.6 në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kalimi i mjeteve në drejtim të Tiranës do të jetë përsëri me një korsi në këtë pikë të rrugës”  njofton ARRSH-ja.

Kjo është ndërhyrja e tretë që bëhet në autostradën Tiranë-Durrës brenda pak muajve, pasi në verë u bë riparimi i shtresave asfaltike, në fillim të këtij viti u vendosën tombinat për të shmangur përmbytjet, ndërsa tashmë po vendosen ndarëset.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave