STRASBURG - Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, kërkon që i gjithë Ballkani të anëtarësohet në BE. “Gjatë një periudhe të gjatë, të gjitha vendet e Ballkanit do të anëtarësohen në BE, sipas kushteve që do të përmbushin”, ka thënë Barroso për gjermanen “Bild”.
Sipas tij, Shqipëria, Kosova dhe Bosnje Hercegovina janë vende kandidate potenciale për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kroacia është një vend anëtar i BE-së, Serbia është një vend kandidat që prej marsit të vitit 2012, por ende është në pritje të hapjes së negociatave. Pika kritike për Serbinë janë marrëveshjet që do të arrihen me Kosovën.
Negociatat me Malin e Zi, kanë nisur po mund të duhen vite përpara hyrjes në BE. Sipas presidentit të BE-së, Maqedonia me marrjen e statusit të vendi kandidat në vitin 2005, por negociatat janë të bllokuara pasi nuk është zgjidhur ende çështja e emrit me Greqinë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com