BRUKSEL- Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso ka deklaruar se do të jetë shumë i vështirë në mos i pamundur anëtarësimi i Skocisë në BE, nëse  fiton pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Ai, saktësisht, është shprehur në një intervistë për BBC, se anëtarësimi do të jetë “ekstremisht i vështirë për të mos thënë i pamundur”, “në këtë rast kemi një shtet të ri, që vjen nga një tjetër i anëtarësuar të aplikojë për t’u bërë pjesë i BE-së”.
 
Ai ka përmednur Kosovën si një rast i ngjashëm. ‘Kosova nuk njihet nga Spanja dhe Skocia mund të përballet me të njëjtat vështirësi” ka thënë Barroso.
 
Ajo tha që, “pranimi në Bashkimin Evropian i Skocisë do të duhet të miratohet nga të gjitha vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian”, gjë që sipas tij do të jetë e vështirë.
 
"Sigurisht do të jetë jashtëzakonisht e vështirë që Skocia të marr miratimin e të gjitha shteteve të tjera anëtare për të pasur një anëtar i ri që vjen nga një shtet anëtar.”

Megjithatë, Barroso ka bërë të qartë se është në dorë të popullit të Skocisë për të vendosur për të ardhmen e tyre. Ai nuk do të ndikojë në proces.
 
Deklaratat e presidentit të Komisionit Europian, ministri i Financave të Skocisë, i ka quajtur “absurde”. Sipas tij. Skocia prej 40 vjetësh është anëtare e BE-së dhe nuk ndodhet në të njëjtat kushte siç është Kosova.
 
“Ministri i Jashtëm spanjoll ka thënë se nëse Mbretëria e Bashkuar bie dakord që Skocia të jetë e pavarur, atëherë Spanja nuk ka për të kundërshtuar”, është shprehur ministri John Swinney, duke hedhur poshtë çdo ngjashmëri me rastin e Kosvës.
 
Në muajin nëntor qeveria skoceze ka ftuar popullin të marrë pjesë në një referendum ku do të deklarojnë me PO ose JO dëshirën e tyre nëse duan që Skocia të fitojë pavarësinë. Kjo pritet të përfundojë në datë 18 dhjetor të këtij viti.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)