Braverman telefonon Ballën, diskutojnë për çështjet e nxehta: Migracioni i paligjshëm, korrupsioni dhe krimi i organizuar

Braverman telefonon Ballën, diskutojnë për çështjet e nxehta: Migracioni i paligjshëm, korrupsioni dhe krimi i organizuar

Sekretarja e shtetit për çështjet e brendshme për qeverinë në Britani, Suella Braverman ka pasur një telefonatë me Ministrin e Brendshëm Taulant Ballën me të cilën kanë rënë dakord për intensifikimi e marrëdhënieve në luftën kundër migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimi të organizuar.

Në një postim në twitter, Braverman shkuan

“Ne ramë dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar”

Gjithashtu Braverman përgëzon Ballën për detyrën në krye të ministrisë së Brendshme.

Pleased to speak to the new Albanian Minister for the Interior @taulantballa and congratulate him on his new role.

We agreed to intensify our close working relationship to achieve our shared goals, including tackling illegal migration, corruption and organised crime. ???????? ???????? pic.twitter.com/PpSs3Omyvm

— Suella Braverman MP (@SuellaBraverman) July 21, 2023

Të mërkurën e 19 korrikut qeveria miratoi marrëveshjen zbatuese për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar. Sipas marrëveshjes transferimi i të burgosurve do të bëhet me grupe në varësi dhe të vendimeve të gjykatave shqiptare dhe kapacitetet në burgje. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 21/07/2023 19:29

    I doli boja edhe anglis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë