Futbollisti i kombëtares së Italisë, Andrea Barazli është rikuperuar nga lëndimi dhe pritet që të jetë në fushën e gjelbër në ndeshjen e fundit në Grupin C kundër Irlandës, që zhvillohet sot në mbrëmje. Epilogu i kësaj sfide, por edhe ai i ndeshjes Spanjë-Kroaci, do të vendosin nëse italianët do të jenë pjesëmarrës në çerekfinale apo jo.

“Lërini spekulimet anash. Mos harroni se ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të fitojmë ndaj irlandezëve”, ka theksuar Barzali, për të shtuar: “Shpresoj të luaj në këtë sfidë, megjithëse vendimi i takon përzgjedhësit Prandelli”.
Ai i ka lutur gazetarët italianë që të mos ia përmendin rezultatin e mundshëm 2:2 në sfidën Spanjë-Kroaci, i cili do t’i kthente ‘azzurrët’ në shtëpi, pikërisht ashtu sikurse në vitin 2004, pas barazimit ndërmjet Suedisë dhe Danimarkës.

“Të mos flasim më për atë barazim 2:2. Do të bëjmë gabim të madh nëse mendojmë ende për ndeshjen e Spanjës, i cili mund të na kushtojë. Të mos harrojmë se ne e kemi një punë shumë të vështirë përballë irlandezëve, të cilët nuk dëshirojnë të kthehen në shtëpi pa asnjë fitore. Ne na mbetet të fitojmë, kurse sa i përket ndeshjes tjetër nuk mund të ndikojmë asgjë, por na mbetet të shpresojmë se spanjollët do ta arsyetojnë statusin e tyre si kampionë evropian dhe botëror”, ka nënvizuar Barzalji. (rb/shqiptarja.com)