Basha 2 orë me ambasadorët:
Diskutuam rrugëdaljet nga kriza

Basha 2 orë me ambasadorët:<br />Diskutuam rrugëdaljet nga kriza
Për 120 minuta, kryedemokrati Lulzim Basha i shoqëruar nga krerët e partive aleate parlamentare ka zhvilluar një drekë pune me disa nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, takim në të cilin u re mungesa e ambasadores së BE, Romana Vlahutin.
 
Kreu i PD-së tha se opozita parlamentare ka një bashkëbisedim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët ku parashtrohet situata politike dhe diskutohet për mekanizmat e daljes së vendit nga kriza politike.

Sipas Bashës, Vlahutin nuk ishte e vetmja që mungoi në këtë takim.
 
"Jemi në një bashkësedim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët europianë dhe amerikanë. Ky ishte një takim, një drekë pune të opozitës së bashkuar me aleatët. Diskutuam zhvillimet politike dhe rrugëdaljet nga kriza politike ku e ka futur vendin pamundësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga një qeveri e bërë njësh me kriin dhe drogën. Vlahutin? Aty kishte dhe mungesa të tjera, është një bashkëbisedim i vazhdueshëm", u shpreh Basha.  

Ndërkohë burime për Report Tv sqarojnë se takimet me ambasadorët e tjerë të vendeve të BE do të vijojnë edhe nesër e në ditët në vijim.
 
Kjo në kuadër të informimit ballë për ballë të ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian për pozicionin e opozitës dhe protestën e saj prej 24 ditësh ku kërkesa kryesore mbetet qeveria teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm në takimin e Procesit të Berlinit: Të shkëmbejmë në kohë reale të dhënat mbi flukset migratore në BP

Ministri i Brendshëm në takimin e Procesit të Berlinit: Të shkëmbejmë në kohë reale të dhënat mbi flukset migratore në BP