Kryetari i PD, Lulzim Basha lëshoi akuza në adresë të policisë ditën e sotme për nivelin e kriminalitetit në vend. Deklaratat e Bashës erdhën pas homazheve që zhvilloi në familjen e Agim Bucit në Kamëz, i cili u vra natën e kaluar nga dy grabitës brenda në minimarketin e tij në rrugën "OSBE". 

Lideri demokrat e cilësoi këtë ngjarje si vazhdimësinë e lidhjës së politikës me krimin dhe mungesën e profesionalizimit të Policisë së Shtetit për t'u përballur me elementët kriminalë.

Por si për ironi të fatit, në momentin kur Basha akuzonte policinë për paaftësi, një efektiv i Policisë së Shtetit i vjen në ndihmë. Ai bllokoi qarkullimin e automjeteve në rrugë derisa Basha përfundoi deklaratën për mediat. 


(Polici ndaloi lëvizjen e automjeteve derisa Basha mbaroi prononcimin)


(Kryetari i PD, Lulzim Basha pas homazheve në familjen Buci)