TIRANË- Akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha se spitalet janë në kolaps, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet me anë të një videoje të publikuar në rrjete sociale nga spitali COVID/3
“Lulëzim Basha vazhdon të dizinformojë, përditë e përditë,"spitalet janë në kolaps, shtretërit janë plot, njerëzit dergjen nëpër dysheme, këto pamje janë sot, tani, brenda spitalit COVID/ 3, ku siç e shihni ka shtretër të gatshëm dhe mjekë e infermierë në gatishmëri”- shkruan Kryeministri
Rama thotë se si askund në botë opozita e vendit tonë shpif, akuzon dhe përhap panik duke përbuzur dhimbjet e të prekurve dhe sakrificat e bluzave të bardha