Basha: Atmosferë e mrekullueshme
kujdes nga gabimet përballë Zvicrës

Basha: Atmosferë e mrekullueshme<br />kujdes nga gabimet përballë Zvicrës
Përgatitjeve të kuqezinjve në për finalet e Europianit po u vjen  fundi, ndaj trajneri De Biasi dhe futbollistët janë fokusuar totalisht për përballjen me Zvicrën. Migjen Basha siguron se atmosfera në Kombëtare është e mrekullueshme, edhe pse lojtarët kanë nisur të ndiejnë stresin e debutim në Europian.

“Atmosfera është super, jemi bashkë që nga grumbullimi në Austri, grupi po kalon shumë mirë kemi. Kemi punuar me ritëm të lartë dhe gjithçka ka qenë e veçantë. Tani fillon stresi dhe duhet të kemi kujdes. Kemi zhvilluar mbedhje tenike, kemi parë kundërshtarët tanë.

Janë disa gjëra që na ka treguar trajneri, pra se si ta godasim në pikat e dobëta Zvicrën.” Kur pyetet se cilat janë pikat e dobëta të Zvicrës, Basha e anashkalon përgjigjen, duke theksuar se më parë kuqezinjtë duhet të shmangin gabimet e tyre. “Zvicra ka lojtarë të mirë në çdo repart.

S’mund të flasim për problemet e Zvicrës, më parë duhet të shmangim gabimet tona.” Basha si çdo futbollist nga 23 të grumbulluarit e De Biasit shpeson të jetë në fushë ndaj Zvicrës, por shprehet gjithashtu i gatshëm për të kontribuar nga stoli. “Nuk mund të them asgjë për formacionin, mendoj të jem titullar si të gjithë, por vendos trajneri në momentin e fundit. Jam gati të ndihmoj ekipin qoftë edhe nga stoli.”


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim