TIRANE - Kryetari i opozitës akuzon maxhorancën për presion dhe shantazhe jo vetëm ndaj kandidatëve të opozitës por edhe në shtabet elektorale të së djathtës. Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore para 21 qershorit kryetari i PD Lulzim Basha ka folur për një situatë të tensionuar zgjedhore. Sipas tij maxhoranca po shantazhon jo vetëm përmes krimit por edhe me urdhra të policisë opozitën dhe kandidatët e saj. Por pavarësisht kësaj zoti Basha ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për t’i lënë pushtetin vendor qytetarëve dhe jo pushtetarëve, ndërsa përjashtoi çdo opsion për tërheqje të opozitës nga zgjedhjet, ndërsa në Kurbin nuk mund të ketë zgjedhje tha Basha.