Basha-banorëve të St. të Trenit:
Çmimi i tokës i ulët, ju pres nesë

Basha-banorëve të St. të Trenit:<br />Çmimi i tokës i ulët, ju pres nesë
TIRANË - Rreth 50 pronarë të tokës te Stacioni i Trenit kanë mbërritur në Bashkinë e Tiranës për të protestuar para fillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, e cila ka nisur rreth orës 18:00, për shpronësimet e banesave të tyre.

Teksa ata kanë nisur protestën, kryebashkiaku Basha ka dalë dhe ka folur me ta. “Kam ardhur t’u takoj për respekt”, ka theksuar Basha, duke kërkuar emër, mbiemër, kryefamiljarë, gjithë familjarët që bien dakord me urdhrin tonë.
 
Ai ka shpjeguar se “çmimin nuk e vendos as bashkia, as qytetarët, por me ligj dhe sipas tij, ligji është miratuar në Parlament”.
 
“Je dakord, nëse të bie ty dhe është shtëpia jote, ti e duron?”, e pyeti një qytetar. “Është trajtuar kjo çështje dhe u kemi thënë: Bashkia nuk e ndryshon dot ligjin, se është miratuar në Parlament".

Ndërkohë kryebashkiaku ka pranuar se "çmimet e shpronësimeve janë të paarsyeshme". "Kemi parë se me ato shtëpi nuk blini dot shtëpi tjetër.

protesta tek bashkia
(Ne foto: Banoret qe jetojne tek stacioni i trenit te mbledhur perpara Bashkise se Tiranes)

Dhe bashkia i ka thënë grupit tuaj, që jemi dakord që me ndërmjetësimin e bashkisë për çdo shtëpi të prishur të gjejmë një banesë për ata banorë. S’është e lehtë se nuk e bëjmë dot me lekë publike”, ka premtuar Basha.

Në fund të takimit, ai ka lënë një tjetër takim me banorët nesër në orën 13:00, ku paracaktoi se pret një përfaqësi me 12 banorë. Ndërkohë banorët vazhdimisht e kundërshtonin

Por dhe pas kësaj banorët kundërshtuan idenë e përfaqësisë, ndonjë iu ankua se "pse nuk e ka bërë më parë këtë", "pse nuk i futi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak" etj.

Por Basha u përgjigj me argumentin, se "çështja juaj nuk është në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak".

Banorët pasi u larguan nga bashkia zhvilluan një takim me kreun e këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi.

basha me protestuesit
(Në foto: Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha duke folur jashtë hyrjes së bashkisë me banorët).
 
ORA 17:30 - BANORËT E STACIONIT TË TRENIT, DREJT BASHKISË PËR PROTESTË
“A1 Report” ka qenë “Te Treni” dhe ka intervistuar banorët  e grumbulluar, të cilët kanë pretendime për çmimin 28 mijë lekë për metër katror të shpronësimit të tokës së tyre në dobi të projektit të Bulevardit të Ri. Sipas tyre, çmimi është tepër i ulët dhe jo konkurrues me çmimet e sotme në treg. Që kur u miratua zgjatimi i Bulevardit të Ri u caktua edhe çmimi me vendim qeverie.
 
Për çështje kohe, banorët nuk qëndruan gjatë para kamerës, por do të kërkojnë para Këshillit Bashkiak rritje të çmimit. Dhe sipas burimeve të vetë banorëve, është rënë dakord për një rritje çmimi mes këshiltarëve të PS dhe PD.

banoret tek stacioni i trenit me logo
 (Në foto: Banorët e Stacionit të Trenit teksa nisën protestën tek banesat e tyre në ish-St. e Trenit).

Redaksia Online
(mag/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik