Basha: Berisha nuk donte fitoren e PD në 2021! Pazari i radhës me Ramën, mbyllja e listave për deputetë

Basha: Berisha nuk donte fitoren e PD në 2021! Pazari i radhës me Ramën, mbyllja e listave për deputetë

Lulzim Basha

Lulzim Basha thotë se Sali Berisha nuk donte që PD të vinte në pushtet në vitin 2021. Kjo sipas Bashës për faktin se Berisha nuk donte një PD jashtë kontrollit të tij dhe jashtë interesave të familjes së tij.

Në podcastin e radhës me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin, Basha gjithashtu tha se Berisha po i jep ‘tapi’ dhe 4 vite të tjera pushtetit të Edi Ramës, me kusht që të mbajë ‘tapinë’ e Partisë Demokratike të uzurpuar me ndihmën e kryeministrit.

“Prandaj e ka thënë fare qartë Berisha, ishte fat i madh që nuk erdhi Partia Demokratike në pushtet në 2021-in, e ka thënë publikisht, mediatikisht. Pse? Nuk do një Parti Demokratike jashtë kontrollit të tij, jashtë interesave të tij e të familjes së tij, e të klientëve të tij. Është më mirë dhe më i sigurt me Edi Ramën, se i bashkojnë të njëjtat interesa, të njëjtat ankthe, të njëjtat frikëra, sesa me një Parti Demokratike që kryen një evolucion, pra ripërtërihet dhe kalon në një gjeneratë tjetër, kalon në një brezni tjetër politikanësh, kulturash politike dhe mendësie politike”, tha Basha.

Basha akuzon Ramën dhe Berishën se janë bashkë dhe kjo sipas tij u tregua nga amnistia, dështimi i komisionit të Reformës Zgjedhore. Ndrësa shton se pazari i radhës mes tyre është mbyllja  elsitave, pasi Berisha e Rama nuk i duan listat e hapura për deputetë.

“Shkurt dhe qartë janë bashkë për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve. Dhe gjithçka të re që kërcënon këtë bashkësi të tyre, e shohin si armik të përbashkët. Prova e para është amnistia me të cilën liruan të korruptuarit dhe lanë protestuesit. Prova e dytë është prishja e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe tani shumë shpejt pazari që po gatuhet për të mbyllur listat. Sot listat janë të hapura me vendim të Gjykatës Kushtetuese, që do të thotë kush merr më shumë vota, shkon në Parlament. As Edi Rama, as Sali Berisha nuk i duan listat e hapura. Listat janë një nga instrumentet e pushtetit të tyre okult, që nga Kushtetuta e 2008-ës, se bashkë e bënë kushtetutën që kryetari i partisë të kishte në dorë gjithçka. Të ishin zotër e ta trajtonin partinë politike si orendi shtëpiake. Ndaj, tani po luajnë lojën tjetër, të mbyllin listat. Dhe stacioni final i këtij pazari me anë të cilit Sali Berisha po jep tapi dhe 4 vite të tjera të pushtetit të Edi Ramës, me kusht që të mbajë tapinë e Partisë Demokratike të uzurpuar me ndihmën e Edi Ramës, stacioni tjetër është që të godasin kërcënimin më të madh në 34 vite kundër politikanëve të korruptuar dhe korrupsionit në tërësi, që është Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, është SPAK-u", vijoi Basha. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:30
Basha: Nuk jemi fraksion i Berishës, rrugët tona janë ndarë një herë e mirë

Lulzim Basha, ka hedhur poshtë zërat se grupimi që ai drejton do të jetë fraksion i Berishës. Në podkastin me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin, Basha u shpreh se asgjë nuk ka ndryshuar nga vendimi i 9 shtatorit dhe se rrugët me Berishën janë ndarë një herë e mirë.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Lulzim Basha: Nuk jemi fraksion i Berishës, madje as nuk e pranojmë Berishën për fraksion. Rrugët tona janë ndarë një herë e mirë. Asgjë s’ka ndryshuar, që nga 9 shtatori asgjë s’ka ndryshuar. Përkundrazi, pozitat e tij në raport me faktorin euroatlantikë janë përkeqësuar në çdo aspekt. Asgjë nuk ka ndryshuar në aftësinë e tij për të sjellë demokratët në pushtet, përkundrazi është provuar që premtimet bombastike me të cilat ju përvesh Partisë Demokratike dhe opozitës për ta marrë si plaçkë, si mburojë për veten e vetë ishin të rreme. Rezultati më i dobët elektoral jo thjesht i Partisë Demokratike, por dhe i ndonjë partie të madhe në 34 vite. Dhe gjithmonë e më shumë bjerret. Nuk ka njeri ta besojë e ta pranojë se zgjidhja për Partinë Demokratike, për ardhjen e saj në pushtet është Sali Berisha, as ai vet.

Pyetje: Kjo i rrëzon edhe pretendimet që ngrejnë një pjesë të politikanëve aktual që pretendojnë që ju jeni në bashkëpunim me zotin Berisha ose që jeni pjesë e një loje të përbashkët. Kjo është nje pjesë tjetër e akuzave të cilat ne duam që t’i japim një përgjigje dhe këtyre gojëve të liga, po themi në thonjëza që mund të bëjnë gjithashtu, ta përbaltosin misionin.

Lulzim Basha: Ky është një plan i vazhdueshëm për të shmangur debatin e vërtetë. Është një plan propagandistik i dyshes, sepse njëherë njëri thotë është me Ramën, tjetri thotë është me Berishën. Në fakt, e vërteta është që s’jemi as me njërën as me tjetrën. Por jemi përfundimisht dhe qartësisht përballë edhe njërit edhe tjetrit. Sigurisht përballë Edi Ramës, i cili sot kryeson qeverinë më të korruptuar në Europë dhe më të korruptuar e tranzicionit shqiptarë dhe natyrisht përballë Sali Berishës i cili me vullnetë të plotë dhe me vetëdije të plotë është kthyer në asetin e vetëm elektoral të Edi Ramës dhe në këtë mënyrë kanë krijuar një bashkëpunim për interesat e tyre kundër interesave të shqiptarëve. Kundër kësaj skeme, kundër këtij komploti ndaj shqiptarëve qëndroj unë me gjithë fuqinë dhe forcën e mendjes, shpirtit dhe angazhimit tim politik. Dhe të gjithë ata të cilëve ju kam besuar dhe më besojnë në këtë udhëtim të përbashkët. Jo thjesht për fatin tonë politikë, po për fatin e të nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Gjithçka tjetër është përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga kjo e vërtetë dhe me dashje apo padashje është shërbim i pastër ndaj Edi Ramës dhe ndaj Sali Berishës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 13/07/2024 19:36

    O lulush te doli gjumi se i bere dy muaj pushim ,tani kujtohesh per te thene genjeshtrat e tua per te shpetuar pasi tebraktisen dhe ata qe te qendronin prane .Je i pa besueshem eshte njeoj si genjeshtra e lobimit me kompanin ruse ,Muzio u denua ndersa ti qe e kishe kumbar i shpetove burgut .o butak mos dil me se je bere si Barga e lopes .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë