Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores historike të skiatores Lara Colturi në Kupën e Botës në ski alpine, në garën e zhvilluar në Gurgl të Austrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar këtë rezultat si një ditë historike për sportin shqiptar, duke theksuar se 20-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë triumfin e parë në këtë kompeticion.

Reagimi i plotë: 

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Një ditë historike për sportin shqiptar! Në moshën 20-vjeçare, Lara Colturi triumfon në slalomin e Gurglit në Austri, duke i dhuruar Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës në ski alpine

Pas dy vendeve të dyta në vitet 2024 dhe 2025, Lara ngjitet në majën e podiumit, duke na bërë krenarë të gjithëve


Lajmi kryesor:

Ditë historike për Lara Colturi-n dhe Shqipërinë, vjen suksesi i parë në Kupën e Botës të skive! 20-vjeçarja kryeson dhe renditjen e përgjithshme