TIRANE- Kreu i bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha ka arritur të bindë përfaqësuesit e UEFA-s që ndeshjet e kombëtares të zhvillohen në stadiumin “Qemal Stafa” pavarësisht punimeve që po kryhen për parkimin nëntokësor. Kryebashkiaku i Tiranës është takuar sot me përfaqësues të Komitetit të Sigurisë dhe stadiumeve në UEFA, z. Jean-Francois Crucke, Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit z.Armand Duka dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit.
“Punimet për parkimin nuk do pengojnë zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në “Qemal Stafa –ka garantuar Basha.
Ndeshjet në “Qemal Stafa” si zgjidhje e afruar sipas Bashës dhe kreut të FSHF Dukës i përgjigjet parametrave dhe standarteve të vendosura nga UEFA.
Punimet në sheshin para stadiumit detyruan përfaqësues të UEFA-s të kërkonin kohë më parë të tjera zgjidhje per ndeshjet ndërkombëtare me Shqipërine.
Një zgjidhje e mundshme u afrua stadiumi “Loro Borici” në Shkodër.
(ns/shqiptarja.com)