Sali Berisha la të kuptohet se nesër mund të ketë përplase pasi protestuesit qëllimin e vetëm të tyre do të kenë hapjen e dyerve të PD dhe marrjes së godinës, ku Lulzim Basha ka blinduar dyert e PD.
“Nuk ka të bëjë me zyrë, por zbatimin e parimit themelor që ndërtohen shoqëritë e lira, ku shumica vendos e pakica respektohet. Në qëndrimin e deputetit Basha del e qartë si drita e diellit se ai si pakicë kërkon të dhunojë shumicën dhe në një akt marrëzie kërkon të konfiskojë shtëpinë e demokratëve duke e trajtuar sikur ta ketë pronë personale. Pluralizmi politik është asgjësuar në brava e dyer të blinduara. Ftoj anëtarët e PD, 44 mijë dhe gjithë të tjerët që nuk morën pjesë në referendum dhe të gjithë ata që firmosën shkarkimin e Bashës, të bashkohen për revolucion paqësor. Garantoj të gjithë punonjësit e selisë blu se protestuesit nuk kanë hatër mbetje me to, por të qëndrojnë të qetë. Problemi i vetëm që kanë protestuesit është hapja e dyerve. Ndaj bunkerit përdoren mjete teknike paqësore, nuk do ta qëllojë kush me mjete luftarake, mes nesh nuk ka dhe s’do ketë kurrë armë. Bashwn do e nxjerrim me pekule", tha Berisha.