Ish lideri i PD pas dyerve të kyçura të selisë: Nesër i hapim, punonjësit të mos tremben! Bashën e nxjerrim me ‘pekule’! Bardhi: Petrit Mustafa dhe Fatjon Dautaj, kriminelët që shoqërojnë Berishën

Oborri i selisë së Partisë Demokratike nuk po gjen qetësi! Pas mbështetësve të tij të cilët provuan dyert, që ishin të kyçura, Sali Berisha ka mbërritur vetë në selinë e PD-së, i shoqëruar nga anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, nga ku u shpreh se 'ish-lideri Basha po i mbyll karrierën në bunker'. Ai u bëri thirrje demokratëve që të bashkohen nesër në protestë.

Berisha tha se protesta do të jetë paqësore, por paralajmëroi punonjësit e selisë blu “të mos tremben” pasi qëllimi i protestuesve është hapja e dyerve të blinduara nga Basha. Berisha tha se kjo nuk do të bëhet me dhunë dhe pa armë luftarake, por siç e quajti ai “me mjete teknike paqësore” ndërsa ironizoi edhe kryedemokratin Basha se do e nxjerrin nga zyra e tij me “pekule”.

“Garantoj të gjithë punonjësit e selisë blu se protestuesit nuk kanë hatër mbetje me to, por të qëndrojnë të qetë. Problemi i vetëm që kanë protestuesit është hapja e dyerve. Ndaj bunkerit përdoren mjete teknike paqësore, nuk do ta qëllojë kush me mjete luftarake, mes nesh nuk ka dhe s’do ketë kurrë armë. Bashën do e nxjerrim me pekule", tha Berisha.

Lidhur me dyert e blinduara, Berisha tha se do ja çojnë me kamion te dera e shtëpisë. Kërcënimin Berisha e ka pasur për mercenarët që sipas tij shoqërojnë Bashën se do të përballen me pasoja të rënda. Pas fjalës së Berishës i menjëhershëm ishte dhe reagimi i PD, ku përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi numëroi sipas tyre kriminelët që e shoqërojnë Berishën. Këtë herë ata zgjodhën të flisnin me emra ku përmendën Petrit Mustafën dhe Fatjon Dautajn, që sipas Bardhit ato janë dënuar për vrasje dhe trafik droge në Britaninë e Madhe. Bardhi tha se Berisha kërkon gjakderdhje në protestën e thirrur më 8 janar dhe dhunimin e godinës së PD, por që kjo nuk ka për tu lejuar.

  “Petrit Mustafa është i dënuar për vrasje me 17 vite burg në Britaninë e Madhe dhe Fatjon Dautaj në kërkim nga agjencitë britanike të drejtësisë si person i përfshirë në trafik drogë dhe akte ekstreme dhune”, tha Bardhi.

Para ardhjes së Berishës, për të tretën ditë me radhë, në dyert e selisë blu u shfaqën anëtarë të Komisionit të Rithemelimit dhe Forumi i Gruas, me qëllimin që të futen brenda, por dyert i kanë gjetur të kyçura. Ata thanë se nesër do të jetë dita kur demokratëve do t'u kthehet shtëpia e tyre. Ervin Minarolli tha se nesër demokratët nga e gjithë Shqipëria do të ekzekutojnë vendimin e marrë në referendumin kombëtar të 18 dhjetorit. 

“Kjo është situata sot në PD. Kemi tentuar dhe dje e pardje deputetë, anëtarë të Grupit të Rithemelimit, por selia është e mbyllur. Është rast unikal që partia mbyll dyert e mbështetësit e vet. Flitet për të ardhmen, por kjo është ardhmja që ofron PD sot. Është një parti pa vizion, ndaj është i nevojshëm rithemelimi. Nesër demokratët nga e gjithë Shqipëria do të ekzekutojnë vendimin. Demokratët do të vijnë nesër nga gjithë Shqipëria dhe do t'ua kthejnë selinë vetes së tyre'- u shpreh Minarolli dhe anëtarja e Komisionit të Rithemelimit.

Të parët që shkuan në selinë e PD-së, pas afatit që Sali Berisha i kishte vendosur Lulzim Bashës për të liruar zyrën, ishin një grup deputetësh, me në krye Flamur Nokën, të cilët tentuan të hapin çdo derë, por e kanë gjetur atë të mbyllur. Ndërsa një ditë më parë ishte Aldo Bumçi, Gent Strazimiri dhe Ivi Kaso, të cilët u përballën me të njëjtën situatë të pakëndshme. Provuan derën dhe nuk 'u zhgënjyen' pasi e gjetën të kyçur, Aldo Bumçi sqaroi për mediat e pranishme se kishin ardhur në godinë për të zhvilluar një mbledhje me anëtarët e degëve që drejtojnë. Më datën 8 Janar, Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare, ndërsa mbështetësit e tij do të mblidhen në selinë e PD-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
Bardhi: Berisha kërkon gjakderdhje, fton njerëzit të dhunojnë godinën e PD

Gazment Bardhi tha për mediat se Sali Berisha ftoi qytetarët që të dhunojnë godinën e PD për interesat e veta që ta kthejë partinë në bunker. Ai tha se Berisha kërkon gjakderdhje dhe fton njerëzit të dhunojnë godinën e PD.

“Paralajmëroi sot dhunën që do të ushtrohet në selinë qëndrore të demokratëve. Berisha kërkon ta kthejë selinë e PD në një bunker për një person të shpallur non grata.  Berisha do që ta kthejë PD në një bunker ku të strehohet vetë dhe familja e tij, trafikantët e drogës apo vrasësit që e shoqërojnë. Gjakderdhja në selinë e PD është skenari i Sali Berishës”, tha Bardhi.

Ora 14:43
Dyert të blinduara në PD? Bardhi: S'është e vërtetë! Kemi marrë masa për të shmangur përplasjet mes demokratëve në seli

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi edhe njëherë ka theksuar se në selinë blu nuk ka dyer të blinduara. Ai tha se Berisha ka humbur arsyen dhe se ata kanë marrë masa për të shmangur përplasjet mes demokratëve në seli, por nuk sqaroi detaje të masave të marra.

"Mbështetësit e tij kanë folur për gjakderdhje. Cili është qëllimi i Berishës që demokratët të përplasen me demokratët? Demokratët nuk do të përplasen për interesat e Berishës.  Në selinë e PD po kryhen punime nga më të ndryshmet. Nën përgjegjësin që na kanë ngarkuar demokratë, është detyra jonë për të shmangur çdo mundësi përplasje mes demokratëve. Meqë Berisha ka humbur arsyen dhe bën thirrje për gjakderdhje në selinë e PD, ne nuk mund ta lejojmë këtë show. Berisha ka vendosur t'i bëjë dhuratë Ramës duke përplasur demokratë për hallin e tij personal. Nuk ka asnjë derë të blinduar të asnjë zyre në PD. Çdo zyrë e selisë së PD ka të njëjtat dyer e dritare si gjithmonë. E vetmja erë e veshur me hekur është ajo ku ndodhen panel e energjisë së selisë së PD", tha ai.

Ora 14:39
Bardhi flet me emra: Ja kriminelët që shoqërojnë Berishën

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi foli me emra që sipas tij janë persona që kërkohen nga drejtësia britanike për vrasje e trafik droge. Ai tha se Petrit Mustafa dhe Fatjon Dautaj kërkohen nga drejtësia e Britanisë dhe shoqërojnë Berishën në çdo akt dhune të tij.

“Berisha është pakicë dhe s’ka asnjë mundësi që PD ta kthejë dhe qëndron me trafikantë drogë që kërkohen në Britaninë e madhe. Petrit Mustafa është i dënuar për vrasje me 17 vite burg dhe është krahë Berishës, Fatjon Dautaj shkelmoi dyert e selisë blu është në kërkim nga agjencitë britanike të drejtësisë si person i përfshirë në trafik drogë dhe akte ekstreme dhune. Berisha kërkon të dhunojë PD me kriminelë”, tha Bardhi.

Ora 14:31
Bardhi i përgjigjet Berishës: Me protestën e thirrur për hallet e veta kërkon ta kthejë PD në bunker për një person të shpallur non grata

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës nga selia blu. Bardhi tha se Beisha nuk fshehu skenarin e dhunës ndaj PD në protestën e thirrur prej tij ditën e nesërme. Sipas Bardhit, qëllimi i Berishës është kthimi i selisë së PD në 'bunker për një person të shpallur non grata.

"Ajo që sot nuk e fshehu Berisha është skenari i dhunës ndaj PD. Ashu si në të shkuarën me trafikantë ka shkelmuar dyert e selisë së PD, edhe sot paralajmëroi dhunë. Berisha nesër kërkon ta kthejë selinë qendrore të PD, në një bunker për një person të shpallur 'non grata'. Ne kemi kërkuar që Sali Berisha dhe ata që e mbështesin, të diskutonin në institucionet e partisë, të silleshin si pjesë e partisë, por ata po sillen si një celulë ilegale", tha ai.

Ora 13:43
Berisha si Basha, ulet në kafe pranë lokalit tek PD-ja, porosi kamarierëve: Mercenarëve të Lul Bravës mos t'u shërbehet

Sali Berisha pasi mbajti një deklaratë par dyerve të kyçura të selisë së PD-së, ka shkuar që të pijë një kafe pranë një lokali në selinë e PD-së, në të njëjtin vend ku ishte Lulzim Basha dje. Por siç duket mercenarët e Lulzim Bashës, siç i cilëson ai disa nga mbështetësit e kryetarit të PD-së, nuk do ta kenë punën mirë, pasi i paralajmëroi se do të përballen me pasoja të rënda. Madje Sali Berisha u kërkoi kamarierëve të lokalit që të mos u shërbejnë kafe atyre.

Ora 13:36
Berisha i vendosur: S'ka diskutim, hapen dyert nesër! Çdo blind do ngarkohet me kamion dhe do t'ja çojmë Bashës në derë të shtëpisë

Sali Berisha tha nga selia e PD-së se nesër dyert do të hapen për të gjithë demokratët. Madje Berisha, tha se të gjitha blindet, do t'i marrin me kamion dhe do t'ja çojnë Lulzim Bashës në derë të shtëpisë.

'Nuk ka diskutim që dyert do të hapen në mënyrën më të vendosur, që selia do t'u rikthehet demokratëve. Selia nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë, si njerëz të lirë të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shëndrruar Edi Rama me pengun e  tij Lul Brava. Çdo blind do të ngarkohet me një kamion, dhe do t'ja dërgojmë Bashës tek shtëpia tij dhe ti përdori për çfarë të dojë. Se ku do jetë Lul Brava është punë e tij, por në këtë ndërtesë nuk kërcënojmë njeri, përveçse mercenarëve.'- tha Berisha.

Ora 13:34
Berisha: Basha ka futur kriminelë në seli, mercenarët të dalin nga ndërtesa ose do përballen me pasoja të rënda

 

Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se ka futur në seli persona me precedent kriminal, teksa tha se disponon dhe emrat e tyre. Ai i paralajmëroi ata që të mos bëjnë mercenarin ose do të përballen me pasoja shumë të rënda.

"Kemi informacione dhe i ftoj ata t'i nxjerrin nga selia, të shkojnë në shtëpitë e tyre mos të bëjnë mercenarin sepse do të përballen me pasoja shumë të rënda. Kemi emra, i kemi identifikuar, përgjegjës për këtë është Lulzim Basha që nxjerrë zëdhënësit e tij dhe mashtron", tha Berisha.

Ora 13:30
Basha blindon selinë blu, Berisha: Nesër protestuesit do hapin dyert e PD! Bashën e nxjerrim me 'pekule'

Sali Berisha la të kuptohet se nesër mund të ketë përplase pasi protestuesit qëllimin e vetëm të tyre do të kenë hapjen e dyerve të PD dhe marrjes së godinës, ku Lulzim Basha ka blinduar dyert e PD.

“Nuk ka të bëjë me zyrë, por zbatimin e parimit themelor që ndërtohen shoqëritë e lira, ku shumica vendos e pakica respektohet. Në qëndrimin e deputetit Basha del e qartë si drita e diellit se ai si pakicë kërkon të dhunojë shumicën dhe në një akt marrëzie kërkon të konfiskojë shtëpinë e demokratëve duke e trajtuar sikur ta ketë pronë personale. Pluralizmi politik është asgjësuar në brava e dyer të blinduara. Ftoj anëtarët e PD, 44 mijë dhe gjithë të tjerët që nuk morën pjesë në referendum dhe të gjithë ata që firmosën shkarkimin e Bashës, të bashkohen për revolucion paqësor. Garantoj të gjithë punonjësit e selisë blu se protestuesit nuk kanë hatër mbetje me to, por të qëndrojnë të qetë. Problemi i vetëm që kanë protestuesit është hapja e dyerve. Ndaj bunkerit përdoren mjete teknike paqësore, nuk do ta qëllojë kush me mjete luftarake, mes nesh nuk ka dhe s’do ketë kurrë armë. Bashwn do e nxjerrim me pekule", tha Berisha.

 

Ora 13:26
Sali Berisha në selinë e PD: Basha, njeri pa një grimcë dinjiteti! E shndërroi selinë në bunker dhe e mbushi me kriminelë

 

Pasi dërgoi njëri pas tjetrit mbështetësit e tij që konfirmuan se dyert e selisë së PD janë të mbyllura, Sali Berisha ishte vetë sot i pranishëm në 'shtëpinë e demokratëve'. Berisha nuk u mundua të hapte derën, teksa u ndal të hedhë akuza të shumta ndaj Lulzim Bashës.

"Prej disa ditësh shqiptarët po përjetojnë në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës, skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga aktet e turpshme në të tjera po kaq të turpshme, një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë e integritetit moral dhe politik. A mundet kush të imagjinonte se një ish-lider i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në vend të nënshtrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij në blindimin dhe shndërrimin në bunker të selisë së PD, bllokimin e saj, bllokimin e hyrjeve për deputetët e PD, mbushjen e kësaj selie me kriminelë që rëndojnë mbi shpatullat e tyre vrasje njerëzish, trafiqe kriminale, akte seriale, deri tek fanatizma dhe ekstremizma të dënueshme", tha ai.

Ora 13:17
Dyert e PD-së prej ditësh të kyçura, Sali Berisha mbërrin vetë në seli

Sali Berisha, pasi dërgoi prej ditësh me radhë mbeshtetësit e tij që të provojnë nëse janë të hapura dyert në PD-së, sot ka vendosur që të shkojë vetë në seli. Ish-kryetari i PD-së ka mbërritur në oborrin e selisë, nga ku pritet që të mbajë një deklaratë për mediat. Sali Berisha shoqërohet nga një grup anëtarësh të Komisionit të Rithemelimit.

Ora 12:13
Gratë mbështetëse të Berishës shkojnë në selinë e PD-së, trokasin në derë: Jemi Forumi Gruas, Nina hape derën

Gratë mbështetëse të Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar sot në selinë e PD-së, ndërsa dyert i kanë gjetur të mbyllura. Përfaqësueset nga Forumi i Gruas në PD, i kanë rënë derës, ndërsa nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Madje njëra prej tyre thërret edhe recepsionisten, duke ju drejtuar 'Nina, hape derën jemi Forumi i Gruas'.

'Jemi pjesë e Lidhjes Demokratike të Gruas. Kjo nuk ka ndodhur as në vitin e mbrapshtë të '97. Na vjen keq që deputeti Basha na paska vënë drynin'-u shprehën ato.

 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatos lubonj: 08/01/2022 04:59

    O SALI MORRI,, TE SHKOJE JETA DUKE PRISHUR DYER E PORTA.POPULLI I TIRANES TE MARRE HUNJTE DHE TE PERZEJE CETEN E TROPOJANEVE. NGA TIRANA,,,TI SHIJE TE GJITHE NE DRU,,ATY TEK LANA....BASHA PO QE SE TE SHKATARROHET GODINA SHKO BEJ KALLZIM NE PROKURORI DHE TE ARRESTOHET KY MALOK I QELBUR PER PRISHJE TE GODINAVE PUBLIKE E PARTIAKE....

    Përgjigju
  • Scutari: 07/01/2022 17:17

    MOSSS e provo Berish se a kurth!! Ha ha ha...mbajeni mend kur ta arrestojne!!

    Përgjigju
  • Loni: 07/01/2022 16:47

    Po kur ka ngele PD-ja ne dore te Gaz Bardhit, ky eshte fundi. Eshte me mire te shkrihet kjo parti. Kur e drejton kere parti Gazi, Grida dhe Salianji, se Lulushi ok eshte(e ka biznes), eshte me te vertete per te ardhur keq.

    Përgjigju
  • O tej: 07/01/2022 16:25

    Thefshin qafen e hengshin hengshin kokat e tyre..

    Përgjigju
  • Bisturia: 07/01/2022 16:25

    Z."PELICILINA,,vazhdo detyrën.....

    Përgjigju
  • Te udheheqin me shembull: 07/01/2022 15:59

    Uroj qe Sali Berisha se bashku me Evi Kokalari-Angelakis ta kryejn personalisht shqyerjen e dyerve neser. Ju gazetaret qe do keni mundesi ti intervistoni do benit mire ti pyesni keta te dy nese jane te gatshmen ti kryejn vete aktet e dhunes per te cilat nxisin militantet e tyre. Te shohim sa trima jane.

    Përgjigju
  • Une: 07/01/2022 15:51

    Filloje te zej dhe kafenete ky!! Toke e xanum

    Përgjigju
  • Gripi: 07/01/2022 15:13

    Me shume ka gazetare se gra te Albana Vokshit aty. Albana Vokshi, motra e zaberhanes te RTSH -se ne '97. Kot nuk bertiste populli atehere: Dy ku**a ka shqiperia Vjollca Vokshi dhe Liria. Keta njerez te pafytyre duan te kthejne shqiperine ne vitet pas te '97 kete here me zedhenes Qim Peken e Armand Shkullakrat qe atehere erdhen me valixhe druri ne tirane dhe sot jane milionere nga korupsioni mediatik. Le te perplasen si qente neser mercenaret e te dyja paleve maqedonas, kosovare e tropojane mjafton qe ajo luftr mos te dale nga gardhi i asaj partie vrasesish. Le te vriten per Saliun per Lulin, per Flamur Ndoken se as ne funreral nuk do ju shkojne, mjafton ti mbajne kufomat brenda gardhit. Populli nuk jua ka borxh, veteb vrafshin se Bisha Sali eshte e etur per gjak.

    Përgjigju
  • [email protected]: 07/01/2022 14:51

    Flas si një politikan dhe objektiv me përvojë: Basha është bërë rob i Ramës dhe nuk i intereson aspak të çojë PD-në në pushtet. Keqardhje, Marina e Durrësit ka një portë në shtëpinë e Bashës! Doktor Berisha!, ju duhet të prisni krahun që nuk i shërben trupit të PD-së dhe është shansi juaj i fundit. Nuk ka një shans të dytë, mund të jetë shumë vonë! bëni një "operacion" të mirë.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 07/01/2022 13:49

    Mercenaret e din mir cdo i gjej smund te bejn komando ne Tiron maqedonas e kosovar e ca tjer ...t

    Përgjigju
    • Loram: 07/01/2022 15:28

      Per ke mercenare e ke fjalen? Per ata kosovaret e Bukoshit qe perdori Sali Berisha per grushtin e shtetit ne 1998?? Iken ata pasi i terhoqem zvarre tek Dardania e parkut rinia. Nuk vijne me ata qe ulerisnin si derrat qelive te komisariateve te tiranes. Keta di jene djemte e atyere qe nuk e dine mire hisrorine. Apo e ke fjalen per Mwrcenarin Sali Lusha? Mbase e ka marre malli per vellane Sylen qe mbeti si qen shkalleve te komisariatit te tropojes. Apo per Lumneshet e tropojes te pergjysmuar? PD eahte vete parti mercenaresh dhe me tradite shekullore ne kete drejtim. Nise nga Zogu qe erdhi ne pushtet me mercenaret e Pashiqit e mbaro tek Luli e Sala.

  • Turututum kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 07/01/2022 12:39

    Po ku i gjen ky krimineli hajdut Salheu kto lloi mbeturinash të denkopozuara që jan jashqitja e kombit. Po kta a jan Shqiptar ? ? Po si skuptoin kta që Amerika nuk gënjen se ska interes tē gënjejn për një fshat të Evropës. Shqipria pa Amerikën nuk do ekzistonte se qeni malok hajdut kriminel do ta shiste siç shiti Detin bashk me shal ngjitmin lyl që deri dje ju m8r mbetje toksike e votuat e tani u kujtuat që lyli s'vlen. O Zot çfar mban korja e Tokës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg