Basha citon raportin e EuCham: Shqipëria në 3 vendet e fundit në BE për të bërë biznes! Fajtor Rama, PD ka zgjidhjen

Basha citon raportin e EuCham: Shqipëria në 3 vendet e fundit në BE për të bërë biznes! Fajtor Rama, PD ka zgjidhjen

Kryedemokrati Lulzim Basha

TIRANË- Për të hedhur akuza ndaj qeverisë, kryedemokrati Lulzim Basha i referohet raportit të fundit të EuCham, sipas së cilit Shqipëria renditet e fundit ndër vendet e BE për të bërë biznes.

Sipas Bashës, ky është një tregues se kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë dhe fajtor kryesor është vetëm Rama.

Nisur nga ky fakt, Basha thotë se vendit i duhet një model i ri ekonomik dhe se PD-ja e ka zgjidhjen.

"Raporti i fundit i EuCham që e rendit  Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në BE për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët", shkruan Basha.

Raporti EuCham publikuar nga Lulzim Basha

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fli gjume: 03/09/2020 10:04

    Fli gjume popull se cdo e zgjidh lulka

    Përgjigju
  • Qyttetari: 03/09/2020 09:27

    Zgjidhja jote esht ....lere fare pffffff shpifarak ...

    Përgjigju
  • Bobi: 03/09/2020 08:59

    Jepi Lyli, shif endrra me sy hap e lesho po.dhe sa te mbaroje endrra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median