Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se Vangjush Dako edhe pse u shpall non-grata nga SHBA, mbrohet nga kryeministri Rama. Sipas Bashës, Dako nuk ka dalë përpara drejtësisë për asnjë rast korrupsioni pikërisht se mbrohet nga Rama.
Në fund Basha thotë se largimi i Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin.
Reagimi i plotë i Bashës: Hajduti psiqik po bën ç'të mundet që të harrohet bankomati i tij personal Vangjush Dako. Bën sikur nuk e di, nuk e sheh, nuk e dëgjon atë që sheh gjithë Shqipëria.
Edhe pse SHBA e shpalli non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni” ai nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni. Kjo sepse Dako mbrohet nga Rama. Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar por pjesë e krimit te organizuar, me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës.
Vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës që e mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista. Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin.
Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët Rama vjedh dhe grabit çdo ditë shqiptarët.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11355
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio mbërrin në Arabi, nis takimet për negociatat e paqes në Ukrainë! Pritet të diskutohet armëpushimi brenda Pashkëve
17 Shkurt, 16:01
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
Kosova 17 vjet shtet! Rubio: SHBA ka mbështetur rrugëtimin e vendit për t’u bërë shtet sovran, nderojmë miqësinë mes popujve tanë
17 Shkurt, 09:29
-
Këshilli i Sigurimit i Izraelit mblidhet për fazën e dytë të armëpushimit të Gazës
17 Shkurt, 08:52
-
Moti i keq në SHBA, përmbytjet në Kentaki shkaktojnë 8 viktima, mes tyre një nënë me fëmijën
16 Shkurt, 22:46
-
Media: SHBA dëshiron armëpushim në Ukrainë deri në Pashkë
16 Shkurt, 21:55
-
Rubio: Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse Putini është serioz për paqen
16 Shkurt, 21:39
-
Vajza e Silvio Berlusconit: Shpresoj që Trump të mos shkatërrojë Perëndimin
16 Shkurt, 20:55
-
Ekipi i Presidentit Trump niset në Arabinë Saudite për bisedime mbi luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 19:28
-
Rubio takohet me kryeministrin izraelit: Hamas duhet të eliminohet! Netanyahu: Trump, miku më i madh i Izraelit! Plan të përbashkët për Gazën dhe kërcënimin iranian
16 Shkurt, 15:45
-
Zelensky thotë se Ukraina s’u ftua për bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite
16 Shkurt, 15:15
-
Lufta në Ukrainë/ Fillojnë negociatat SHBA-Rusi: Përshpejtojmë pa Europën në tryezë
16 Shkurt, 11:31