Departamenti i Shtetit ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe familjes së tij. Në vendimin e marrë nga Sekretari i Shtetit argumentohet se kryetari i bashkisë Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni. Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.
Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë. Në bazë të njoftimit të sotëm, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Vendimi i sotëm, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, është një sinjal i fortë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të luftuar korrupsionin në vende të tjera të botës. Dako, bëhet kështu zyrtari i tretë nga Shqipëria së bashku me Adriatik Lllallën dhe Tom Doshin që ndalohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Njoftimi i plote i DASH-it per Vangjush Dakon
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
48.6%
-
Jo
37.7%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 2208
Lajme të tjera
-
Ned Price largohet nga posti i zëdhënësit, merr detyrë tjetër në DASH
8 Mars, 07:39
-
Ekskluzive/ Akuzoi zyrtarët amerikanë për gjobvënie, DASH për Report Tv: Akuza qesharake, Berisha me korrupsion të theksuar!14 Maji? Duam zgjedhje të ndershme
1 Mars, 21:11
-
Dialogu me Serbinë, DASH: Mirëpresimin vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin europian! Do sjellë përfitime për të dyja vendet
10 Shkurt, 22:57
-
Dialogu Kosovë-Serbi, këshilltari i DASH: Presim propozime nga Prishtina për Asocacionin! Kurti: Marrëveshja të ketë njohjen reciproke
11 Janar, 16:35
-
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit në Prishtinë, përpjekje të reja për të shtyrë përpara dialogun midis Kosovës dhe Serbisë
11 Janar, 07:59
-
Dialogu Kosovë-Serbi, zyrtari i DASH viziton Prishtinën më 11 janar
8 Janar, 12:54
-
DASH vlerëson punën e SPAK për 2022: Ka arrestuar deputetë, ministra dhe gjyqtarë
10 Dhjetor 2022, 11:00
-
Këshilltari i DASH, Derek Chollet, para vizitës në Kosovë dhe Serbi: Nuk është koha e duhur për zgjedhje
9 Dhjetor 2022, 19:22
-
Vuri shpërblim për të vrarë shkrimtarin Salman Rushdie, SHBA sanksione ndaj fondacionit iranian, DASH: Entitet terrorist
28 Tetor 2022, 20:34
-
Mesazhi i SHBA për Berishën, FBI dhe akuzat se është ‘kukull e Putinit’
24 Tetor 2022, 18:36
-
Arritja e marrëveshjes për dokumentet, DASH: Dialogu do të zhbllokojë të ardhmen në BE për Kosovën dhe Serbinë
28 Gusht 2022, 08:41
-
Klima e biznesit në Shqipëri, raporti i DASH: Investitorët e perceptojnë si ambient jo miqësor! Problem korrupsioni, konkurrenca dhe pronat
5 Gusht 2022, 16:12
KY PALACO TO VARUR ATY NE PLAZH TEK HEKURUDHA,,,NE VENDIN E KRIMIT,,,,E SHKATARROI DAKO PLAZHIN ME TE BUKUR ME PALLATE,,,TE VRAFTE ZOTI ISHALLAH......
PërgjigjuUaa cfare koincidence fiks me moskandidimin... do filloje avash avash dhe USA ta lajë pak mutin me shurre për mbeshtetjen pa fre të këtyre kriminelëve mavi... sa keq qe sdeshi të kandidonte me se për ramen është fiks i duhuri "me duar te pastra"...
PërgjigjuTani që u kujtua të mbyllë gropat e rrugëve me asfalt pas 12 vjetësh në detyrë dhe të riparohet sa për sy e faqe rruga e Vollges që është bërë berdunga berdunga nga pusetat pa kriter teknik, gjynah që ja hiqet vizën se do na lërë pa mbushur gropat nëpër lagje që qajnë prej 12 vitesh. Turp dhe për prefektin e Durrësit që sja vriste sytë gjendja e pusetave nga hyrja e Durrësit deri tek stacioni trenit. Po në katund i ri, rruga Sukth shijak sa gropa ka, po afër Qerretti fllake shumë gropa ka,
PërgjigjuNuk ka problem se e bojn qytetar nderi ne Rrushkull.
PërgjigjuE ca pastaj...Dako eshte rehat sa nuk eshte ne burg, keq per te shku ne Usa! Nuk e gjeti gje Tomen me shoket e tij, deputet, biznesmen, leku leter si pasha. Atehere qe ta kuptojme, Amerika nuk po lufton korrupsionin ne vendin tone por po ruan vendin e saj nga njerez te korruptuar, per aq kohe sa ata jetojne dhe bejne korrupsion jashte Amerikes Ata jane okk, madje nuk i rruhet fare! Edhe ato vizat amerikane qe i shesin me nga 40-50 mije $ perseri nuk i rruhet perderisa akti korruptiv ndodh jashte territorit Amerikan...dhe me moton “korrupsionin nuk ua sollem ne por ate e gjetem ketu midis jush”!!!
PërgjigjuPaste kemben e mbare, tani e kane rradhe Gjiknuri, Ahmetaj etj . Good Bless USA ! Keshtu do e shkaterroje banden e Rilindjes qe ka marre peng vendin
PërgjigjuPa harruar Sali Bashen, Monnalisen dhe Gencin Ilir uroj. Te gjithse sebashku
Shum mire ju bojne ketyre hajduteve!kur do ti hiçet e drejta familjes Meta,( Kryemadhi) dhe Basha se kan bo shum zullume ne ket vend,qe ti bashkohen kriminelit Berisha dhe TIT hajdutit te barneve te spitaleve.
Përgjigju